Home Aktuale Duam libra shqip

Duam libra shqip

121
0
SHARE
Nga Jonuz Musliu – Më 09.09.2015 u lejuan dy maunë të kalonin kufirin e Konçulit, të cilat bartnin 10 3222 tekste shkollore të parapara për nxënësit e shkollave fillore me mësim në gjuhën shqipe në Luginë.
Ende nuk është gjetur zgjidhje për arsimin shqip në këto hapësira. Ne nuk po kërkojmë armë sikurse po kërkojnë serbët në Kosovë, ne po kërkojmë libra, po kërkojmë librat tona.
Ne po kërkojmë që nxënësit e tanë të jenë të barabartë me të gjithë nxënësit e tjerë në rajon e më gjerë.
Qeveritë në Serbi po ndërrohen, por qasja e tyre ndaj shqiptarëve të Luginës mbetet gjithmonë e njëjtë.
Nuk mund të ndalohen librat me pretekstin se në këto libra mësohet për Adem Jasharin, sepse jetojmë në kohën e teknologjisë dhe internetit, dhe ai që është i interesuar të mësoj për Adem Jasharin shumë lehtë mund ta bëjë.

Duam reciprocitet, sikurse nxënësit serb në Republikën e Kosovës që mësojnë me tekstet e dhuruara nga Qeveria e Republikës së Serbisë, edhe nxënësit shqiptar në Luginë të Preshevës duhet të mësojnë me tekstet e dhuruara nga Republika e Kosovës.

Ne kërkojmë që të kemi NATON-n në Luginë!
Kërkojmë që të kemi një zyre të BE-së në Luginën e Preshevës, në mënyrë që ta shohin dhe ta gjykojnë gjendjen reale ekzistuese në Luginë të Preshevës.
Kërkojmë zyre të Shqipërisë dhe të Kosovës ne Luginë të Preshevës!

(Fjala e Kryetarit të Këshillit Nacional të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, në protestën për lirimin e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë të Luginës!)

Terminali Preshevë 18. 02. 2016