Home LAJME Dua e Hatmes në Raincë të Preshevës

Dua e Hatmes në Raincë të Preshevës

126
0
SHARE

Dita e diell e datës 08 qershor 2014 kishte mbledhur shumë qytetarë të devotshëm, në xhaminë e fshatit Raincë , të cilët me padurim prisnin që të ndëgjonin zërin e bukur të vijuesve të mësim besimit, që atë ditë edhe do të përfundonin me leximin e Kur’anit në tërësi para mualimit të tyre, Bejtulla Veseli dhe para të gjithë të pranishmëve në xhami.

Nxënësit kishin përgatitur edhe një program të larmishëm me recitime dhe ilahi, të karakterit fetar, që zgjoi mjaft kurreshtje dhe emocione tek xhemati.

Para  leximit të duasë së hatmes tubimin e përshëndeti imami i xhamisë,  , M. Bejtulla Veseli,  i cili falenderoi pjesëmarrësit e këtij evenimenti, në veçanti përfaqësuesit e Këshillit të BI në Preshevës . Ai vazhdoi më tej: “… një falenderim i veçantë është edhe  për nxënësit që i kam para vetes, të cilët arrritën që ta përfundojnë hatmen me saktësi dhe sukses në kohën që e kishim paraparë, njëherit i falënderoi dhe i përgëzoj prindërit e nxënësve.

 Në fund të këtij manifestimi u ndanë Certifikata për 31 nxënësit  të  cilët  kanë përfuanduar hatmen.Lugina Press/