Home Aktuale Dua e hatmes në fshatin Tërnoc të Bujanocit(foto)

Dua e hatmes në fshatin Tërnoc të Bujanocit(foto)

176
0
SHARE

Në   xhaminë  e  Strugarëve në fshatin Tërnoc sot u mbajt dua hatmeje me nxënësit që kanë vijuar leximin e Kur’anit.

23  nxënës sot kanë përfunduar solemmnisht leximin e Kuranit(Hatmen) që kanë vijuar mësimin e leximit të Kuranit në xhaminë e Strugarëve në fshatin Tërnoc.

Progarmin e drejtoi Vesim Avdiu njëri nga imamët e kësaj xhamie ndërkaq manifestimi u hap me leximin e një pjese nga Kur’ani që u këndua nga hafiz Ibrahim Demiri.Fjalën e rastit e mori kryetari i KBI-së në Bujanoc Sulejman Fejzullahu. Ndërkohë për rëndësinë e mësimit të Kur’anit  foli kryeimami pranë KBI-së në Bujanoc Ragmi Destani.

Ndërsa nxënësit kishin përgatitur edhe një program   me këndin nga Kurani, ilahi, recitime të karakterit fetar që zgjoi mjaft kurreshtje dhe emocione tek xhemati.


Ndërkaq duan e hatmes e bëri imami Sevder Bajrami.Në fund nxnësve të cilët kanë pëfunduar hatmen iu dhurua mirënjohje dhe nga një Kur’an. /Lugina Press/