Home Aktuale Driton Rexhepi falënderon votuesit për kulturën dhe besimin e dhënë...

Driton Rexhepi falënderon votuesit për kulturën dhe besimin e dhënë që PVD të ketë 8 këshilltarë në Kuvendin komunal të Bujanocit

222
0
SHARE

Të nderuar bashkëqytetarë,

Pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Zgjedhor Lokal, falënderoj me mirënjohje për kulturën e lartë demokratike dhe për besimin e dhënë që PVD të ketë 8 këshilltarë në Kuvendin komunal të Bujanocit.

Faleminderit çdo aktivisti e anëtari, çdo përkrahësi e votuesi që japin kuptim demokracisë.

Faleminderit edhe gjithë atyre që pavarësisht bindjeve politike lokale, zgjodhën ta votojnë Listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare dhe nuk i dëgjuan thirrjet që të njëjtat t’i pengojnë.

Ne do të vazhdojmë të angazhohemi e organizohemi për Bujanocin e së ardhmes.

Në të njëjtën kohë uroj të gjitha Listat garuese për rezultatin e arritur dje.