Home LAJME “Dritarja për foshnja” në Bernë pret foshnjën e parë

“Dritarja për foshnja” në Bernë pret foshnjën e parë

4
0
SHARE

Babyfenster” është menduar për nënat që nuk kanë mundësi të përkujdesen për foshnjat e tyre të posalindura.

  Në spitalin Lindenhof të Bernës dje  është gjetur foshnja e parë e posalindur, e cila është lënë në të ashtuquajturën “dritare  për foshnja” (babyfenster), raporton albinfo.ch.

Një “dritare” e tillë është vendosur në murin e jashtëm të spitalit dhe funksioni i saj është që nënat të cilat nuk kanë mundësi t`i mbajnë fëmijët e posalindur t`i vendosin aty në mënyrë anonime.

Tre minuta pas vendosjes së foshnjës në këtë “dritare”, personeli i spitalit alarmohet dhe e merr nën përkujdesje foshnjën e lënë.

Foshnja e lënë në “dritaren” e spitalit Lindenhof është e gjinisë femërore. Ajo ka lindur pak ditë më parë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, njofton spitali.

Autoritetet e spitalit i kanë bërë thirrje nënës së panjohur që të paraqitet, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje sa më e mirë për foshnjën.

“Dritarja për foshnja” në spitalin Lindenhof të Bernës është së paku e katërta “dritare” e tillë në gjithë Zvicrën. E para ishte vhapur që në vitin 2001, në Einsiedeln, ku deri më tash janë vendosur gjithsej tetë foshnja.