Home Aktuale Dragoviq: Situata stabile, kontrollë e plotë e brezit kufitar

Dragoviq: Situata stabile, kontrollë e plotë e brezit kufitar

220
0
SHARE

Në pjesën kufitare me Maqedoninë dhe zonën toksore të sigurisë përgjatë linjës administratrive me Kosovën në komunën e Preshevës, situata e sigursë është stabile, ka deklaruar sot komandanti i xhandarmerisë Goran Dragoviq.

Ai në bazën “Kozjak” ka thënë se njësitet e përforcuara të xhandarmerisë në bashkëpunim me ushtrinë, policinë dhe shërbimet tjera të sigurisë plotësisht kontrollojnë këto hapsira.

“Gjithçka po përcjellim, patrollat tona janë 24 orë në teren dhe deri tani nuk kemi kurrfarë problemi” ka thënë Dragoviq.

Sipas tij, xhandarmeria bashkëpunon ngushtë me ushtrinë e cila ka lënë aparaturat logjistike në dispozicion “dhe jemi të gatshëm për çfardo lloj detyre”.

Në bazën “Kozjak” janë të stacionuara pjestarët e njësitit të pestë të xhandarmerisë serbe që kontrollon pjesën kufitare me Maqedoninë.

“Deri tani nuk kemi pasë njerëz të dyshimt që kanë tentuar të hyjnë ilegalisht nga Maqedonia në Serbi” ka thënë komandanti i këtij njësiti të xhandarmerisë Dejan Lukoviq, transmeton presheva.com.

Sipas tij, në bazën “Kozjak” të gjithë janë profesionistë dhe të gjithë i kryejnë detyrat e dhëna.