Home Aktuale Dr.Fatmir Arifi, mjeku i infektuar tregon se çfarë është virusi Corona...

Dr.Fatmir Arifi, mjeku i infektuar tregon se çfarë është virusi Corona 19

1400
0
SHARE

Dr.Fatmir Arifi  nga Tërnoci i Bujanocit, gjatë punës së tij si specializant në QKUK, në shërbim të pacientëve është prekur nga Covid 19, ndërkohë gjendja e tij shëndetësore  është e mirë.

Me kwtw rast dr.Fatmir Arifi e ka parë të arsyeshme  dhe ka ndjerë si obligim të paraqes se çfarë është Covid 19.

Gjendjen e tij shendtësore dhe sëmundjen e  Covid 19 e ka paraqitur në profilin e tij në facebook.

Në vazhdim mund të lexoni postimin e tij të plotë:

Pas rezultatit të marrë nga ISHPK para disa dite për testin COVID-19 (Pozitiv) dhe tani në vetizolim mu duk e arsyshme t’i paraqes nga ana ime si profesionist dhe tani pacient se cfarë është ky Virus?!

Gjendja ime është e mirë tani më në fazën e rekovaleshencës.

Të nderuar shok, familjarë dhe miq, e ndjej obligim të ju njoftoj në lidhje me këtë virus për atë çfarë kam mësuar, nga përvoja me të sëmurët si dhe atë çfarë përjetova edhe vet sidomos 5ditët e para të sëmundjes. Duke tërhequr një paralele në mes ketyre tri dimensioneve them pamedyshje se duhet patjetër një profilaksë edhe më e fortë, sepse edhe më lehtë, edhe më mirë edhe më lirë e ruani shëndetin tuaj.

Duke punuar si specializant në QKUK, ne disa raste edhe në shërbim pacientëve shtëpiak, si dhe kujdestarive nëpër Klinika Interne dhe

Njësin Covid-III, kam parë raste nga më të ndryshmet dhe se simtopat janë të ndryshme sikurse edhe morbiditeti.

Para disa ditë isha kujdestar në Njësinë Covid-III (Kl.Interne) dhe aty pash pacient të moshave të ndryshme, bile edhe të rinj që kurrë në jetën e tyre nuk kishin pasur ndonjë sëmundje ose hospitalizim gjatë jetës, por gjendja e tyre me virusin Covid-19 ishte mjaft e rënduar.

E papërballueshme është gjendja e atyre që kanë edhe sëmundje shoqëruese, andaj ruane veten dhe familjen sepse virusi edhe vret!

Kollitja e lehtë, lodhje dhe plogështi, dhimbje muskulare, humbje e shijës dhe nuhatjes, diarre, temperaturë, ethe dhe djersitje janë simptomat më të shpeshta. Nëse Unë si një i ri, duke mos pasur asnjë sëmundje tjetër po edhe duke qenë aktiv në palestër sportive, llogaritni atëherë në familjarët tuaj të moshuar ose me probleme shendetësore kronike, andaj parandaloni çdo dalje koti, sepse vala e dytë po del të jetë edhe më e ashpër.

Për gjithë ata që kanë simptome dhe kanë rezultuar pozitiv, u rekomandoj: Regjim shtrati dhe vetizolim, Vit-C Eff. 1500 S.1×1, Vit-D. 1×1,

Azithromycin tbl. 1×1(cdo 24h per 3 deri 6ditë), Paracetamol tbl. 1000mg S.2×1, Caps.Mg 400mg S.1×1 (në mbrëmje),Aspirin tbl. S.1×1 (në mbrëmje), Tylolhot pulvis S. 3×1, Carbocistein Sir. 3x15ml (deri para ores 19).

(Ps. Terapia është individuale duke u bazuar në analizat, moshën dhe simptomatologjinë)

Uroj shëndet për ju dhe familjet tuaja!

Me respekt,