Home Aktuale Dr.Adnan Salihu: Si punëtor shëndetësorë apeloj që masovikisht t’i pergjigjemi fushatës së...

Dr.Adnan Salihu: Si punëtor shëndetësorë apeloj që masovikisht t’i pergjigjemi fushatës së vaksinimit

363
0
SHARE

Doktor Adnan Salihu në një postim në facebook ka shkruar se viti 2020 do të mbetet në histori si viti i pandemisë Covid-19. Sipas tij me të njejtën sfidë do të ballafaqohemi edhe gjatë vitit 2021.Ndërkohë apelon që që masovikisht t’i pergjigjemi fushatës së vaksinimit.

 

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Pa dyshim viti 2020 do të mbetet në histori si viti i pandemisë Covid-19.Në komunën e Bujanocit të punësuarit e Shtëpisë së Shëndetit janë ata që janë ballafaquar me kët smundje.Si mjek i këtij institucioni dhe si kryeshef i Sherbimit për mbrojtje shëndetësore të popullatës së rritur nuk mundem pa e cekur se në vijën e parë të frontit të pa trembur dhe të vendosur kan qenë puntorët shëndetësor dhe jo shëndetësor të shërbimit për mbrojtje shëndetësore të popullatës së rritur,laboratorit,rentgenit,ndihmës së shpejtë dhe shërbimit për mbrojtje shëndetësore te fëmijëve.Çmimi i paguar është humbja e një jete dhe smundja nga Covid-19 i një numri jo të vogël të punësuarve.
Me të njejtën sfidë do të ballafaqohemi edhe gjatë vitit 2021 por tani në dorë kemi edhe një mjet të fuqishëm dhe padyshim vendimtar kundër ksaj smundje famkeqe e ajo ështê vaksina.Si puntor shëndetsor apeloj që masovikisht t’i pergjigjemi fushatës së vaksinimit.Deri në fund të pandemisë t’i respektojmë rregullat për parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe me kohë të shkohet për kontrollim mjeksor në covid ambulancë.