Home SPORT Dortmundi nuk lejon largimin e Aubameyangut

Dortmundi nuk lejon largimin e Aubameyangut

191
0
SHARE

Klubi gjerman, Borussia Dortmund nuk do të shesë yllin kryesor të skuadrës, Pierre-Emerick Aubameyang, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi nga Gaboni është një emër shumë i lakuar në thashethemet për transferimet e mundshme.

Skuadrat e mëdha angleze si Chelsea, Arsenali e Liverpooli dhe ajo spanjolle, Real Madridi thuhet së kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Mes sulmuesit dhe klubit milioner gjerman është përfolur për një ndarje e mundshme, por për momentin në shtëpinë e gjermaneve ende nuk ka ardhur ende një ofertë zyrtare.

Megjithatë, sipas gazetës prestigjioze gjermane Sport Bild, Dortmundi nuk do të lejojë largimin e yllit kryesor të skuadrës.

Klubi gjerman nuk dëshiron të humbasë Aubameyangin të paktën deri në afatin kalimtar të verës.

Dortmundi shpreson që më ndihmën e sulmuesit nga Gaboni të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Ndryshe, kartoni i lojtarit të Dortmundit vlerësohet të paktën 70 milionë euro.