Home Aktuale Domethënia e “E-së” së zezë në NEWBORN për 7 vjetorin e Pavarësisë

Domethënia e “E-së” së zezë në NEWBORN për 7 vjetorin e Pavarësisë

191
0
SHARE

Monumenti NEWBORN duket ndryshe edhe në këtë përvjetor të Pavarësisë.

Autori i monumentit, tash deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ia ndryshon dizajnin për çdo vit, tash e disa vite këtij simboli.

Ideja e këtij viti ishte që ky monument të ngjyroset nga vet qytetarët, sipas dëshirës së tyre, përcjell koha.net.

Ajo që bie në sy në këtë ngjyrim është shkronja E me ngjyrë të zezë.

Për këtë, deputeti Ismaili ka sqarim.

“E-ja e zezë? Ide e disa artistëve për t’u shprehur për Eksodin, Evropën, Ekonominë, EULEX-in…”, shkruan Ismaili në një postim në Facebook.

NEWBORN njihet si një nga simbolet e pavarësisë së Kosovës.