Home Aktuale Doli nga shtypi numri festiv i revistës “JEHONA”

Doli nga shtypi numri festiv i revistës “JEHONA”

117
0
SHARE

Doli nga shtypi numri i ri festiv i Revistës “JEHONA”, i 104-ti me radhë, e cila për lexuesit e saj, sjell tema e materiale nga fusha të ndryshme të jetës politike dhe ekonomike, si dhe dhuratën speciale KALENDARIN 2015.

“Jehona”, si zakonisht fillon me komentin redaksional: “Jehona e fundvitit”, në të cilin bëhet fjalë për rolin dhe rëndësinë e festës më të gjatë të vitit. Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë ju gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato,thuhet mes tjerash në komentin redaksional.

Untitled1

Me interes për lexuesit, gjithashtu, janë edhe shkrimet lidhur me zhvillimet politike dhe ekonomike në rajonin e Luginës së Preshevës dhe përreth saj.

Në rubrikën Aktualitete janë të theksuara veprimtaritë rreth takimeve të liderëve lokalë me ata rajonalë e ndërkombëtarë, pastaj për lajmin e mirë për hapjen e zyrës së përfolur për shqiptarët e Luginës së Preshevës në Gjilan. Zyra do të bëhet funksionale shumë shpejtë dhe zyrtarët që do të emërohen aty do të jenë 24 orë në shërbim të realizimit të të drejtave Civile për qytetarët që vijnë nga ajo pjesë, por edhe për qytetarët që jetojnë në Gjilan edhe më tutje si rezident por pa të drejta të njohjes së dokumentacionit”, është shprehur kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

Në vazhdim të aktualiteteve jepen konferencat e organizuara për Luginën e Preshevës në Preshevë, Gjilan dhe Prishtinë. Në këto konferenca e tribuna morën pjesë shumë emra të shquar të politikës dhe kulturës shqiptare, u lexuan kumtesa dhe u nxorën konkluzione me interes shoqëror dhe kombëtarë.

E një rëndësie të veçantë është miratimi i buxhetit komunal për vitin 2015, miratimi i vendimit për ndërrimin e emrave të rrugëve në kudër të Komunë së Bujanocit, si dhe lajmin e mirë se së shpejti do të filloj ndërtimit i godinës së Fakultetit Ekonomik të Suboticës, në Bujanoc. Këtë lajm e kanë konfirmua Shefi i delegacioni të BE-së në Serbi, Michael Devenport me kryetarin e Trupit Koordinues Zoran Stankoviq dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

Me interes janë shkrimet lidhur me vizitën miqësore të Myftiut të Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, me  Myftinitë e Maqedonisë Lindore. Kjo është vizita e dytë e radhës, që po e zhvillon Myftiu Saqipi, në Maqedoni, pas asaj që pati, vjet me kryetarin e Bashkësisë Islame në Shkup, Sulejman Rexhepi. Gjithashtu, me rëndësi është edhe takimi i koordinatorit të lëndës fetare, në kuadër të BIPMB-së, Nexhmedin Saqipi, me punëtorët arsimorë të lëndës fetare nëpër shkollat shqipe të Luginës së Preshevës.

“Jehona”, për lexuesit e saj të dashur sjell edhe urimin e sinqertë të kryeministrit shqiptar Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Beograd, në kudër të samitit të Kinës me Europën juglindore.

Numër i ri i “Jehonës”, sjell gjithashtu, shkrime interesante nga fusha e arsimit, kulturës, sportit etj.

“Jehona”, revista e parë dhe e vetme e pavarur në gjuhën shqipe, sjell për lexuesit e saj Kalendarin vjetor, në shenjë dhurate, duke ua uruar fetën më të dashur të vitit: Vitin e Ri 2015.