Home Aktuale Doli në shitje numri më i ri i Revistës “JEHONA”

Doli në shitje numri më i ri i Revistës “JEHONA”

132
0
SHARE

Lugina e Preshevës

Doli nga shtypi numri i ri i Revistës “JEHONA”, i 99-ti me radhë, e cila për lexuesit e saj, sjell tema e materiale nga fusha të ndryshme të jetës sonë politike dhe ekonomike.

“Jehona”, si zakonisht fillon me komentin redaksional: “Kujtesa”, në të cilën përshkruhet tmerri i dëbimit të tërnocasve nga shtëpitë e tyre te vendi i quajtur “Muri”, nga pjesëtarët e ish ushtrisë Jugosllave, para 15 vjetësh. Për ta përkujtuar atë ditë të kobshme drejtuesit e Bashkësisë Lokale të Tërnocit, kanë ngritur një pllakë përkujtimore.

Me interes për lexuesit, gjithashtu, janë edhe shkrimet lidhur me zhvillimet politike dhe ekonomike në rajonin e Luginës së Preshevës dhe përreth saj. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit, midis krerëve institucional të Bujanocit dhe Fakultetit Ekonomik nga Novi Sadi, duke e shpallur Bujanocin Qytet Universitar. Pastaj, aksioni i Shoqatës humanitare nga Zvicra për ndërtimi e 100 shtëpive solidare për nevojtarët nga Lugina e Preshevës.

Këtë numër të ri të revistës e bënë interesant intervista me Sulejman ef. Rexhepi, kryetar i Bashkësisë Islame për Maqedoni, i cili i tha revistës “Jehona”: Jam i kënaqur me veprimtarinë e institucionit tonë, por kemi edhe shumë punë për të bërë. Kemi edhe shumë synime të tjera për të realizuar dhe inshaallah do t’i realizojmë, duke mos llogaritur në lodhje as unë e as subjektet tjera të BFI-se, sepse realiteti i këtyre synimeve është zbatim i një amaneti të shenjtë, që subjekti i BFI-së në RM e bartë mbi supet e veta.

“Jehona”, për lexuesit e saj të dashur sjell edhe atmosferën e këndshme të mbajtjes së përurimit të librave të Shefqet Dibranit, Arif Osmanit dhe takimi me historianen prof.dr. Sabile Keçmezi –Basha me talentet e reja të Akademisë “Stoa”.

Numër i ri i “Jehonës”, sjell gjithashtu shkrime e reagime rreth gjendjes së arsimit shqip në rajonin e Luginës së Preshevës..

“Jehona”, revista e parë dhe e vetme e pavarur në gjuhën shqipe, jo vetëm në Luginën e Preshevës, vazhdon të jetë lidere e gazetarisë së shkruar edhe sot pa ngjyrime e anime partiake, gjithnjë në shërbim të informimit të qytetarëve: drejtë, shpejtë dhe korrekt.

“Jehonën”, mund ta gjeni nëpër Qoshqet e ish “Rilindjes”, në Bujanoc, Preshevë, Gjilan, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe përmes webfaqes: www.jehonapress.com edhe në diasporë.

Me “Jehonën” jeni më afër Kosovës Lindore, kësaj Dege të ndezur të Arbrit! Lexim të këndshëm!

ju mund të  merreni të klikoni  në këtë buton: Ketu

//luginapress