Home Kulturë Dokumentari shqiptar, ndër më të mirët në Festivalin për Integrim

Dokumentari shqiptar, ndër më të mirët në Festivalin për Integrim

81
0
SHARE

Çmimi i katërt nga Festivali i Çmimeve për Integrim “Goldene Enzian” që është mbajtur mbrëmë në St.Gallen shkon për filmin „Wer bist?”, (“Cili je ti?”), me regji dhe skenar të regjisorit shqiptar Valton Jakupi dhe producentit Felix Baumgartner.

Filmi dokumentar zvicerano-shqiptar që trajton integrimin e komunitetit shqiptar në Zvicër kishte hyrë në top dhjetëshen në mesin e 68-të projekteve për konkurrim në këtë festival në kantonin St.Gallen.

Po ashtu nga Departamenti për Kulturë në kantonin St. Gallen regjisori shqiptar, Valton Jakupi, ka marrë çmimin „Penda e Artë“.

„Cili je ti“ ishte filmi i vetëm shqiptar që është nominuar për çmimin për integrim në Festivalin e Çmimeve për Integrim “Goldene Enzian” në St.Gallen.

„Çmimi pë mua do të thotë shumë dhe i dedikohet komunitetit tim shqiptar, ngase kam arritur që shqiptarët që jetojnë në Zvicër të shihen me një sy tjetër“, thotë për albinfo.ch regjisori Valton Jakupi.

Regjisori ka thënë të jetë i motivuar edhe më shumë që të vazhdojë me projekte të tjera që kanë të bëjnë me kulturën dhe traditën shqiptare.
Nga ky festival regjisori Jakupi ka përfituar edhe më shumë. Filmi është ftuar edhe në festivale të tjera, si në Itali, Poloni, Gjermani, Londër dhe Francë.

Përveç kësaj, Valtoni është ftuar nga Departamenti për Kulturë i Austrisë që të realizojë një film edhe atje për të huajt.

Pas shfaqjes në kinema dhe në shumë vende të tjera, ky film do të shfaqet edhe në festivalin e filmit në Lucern, në Danimark, si dhe në vende të tjera evropiane.

Dokumentari zvicerano-shqiptar që trajton integrimin e komunitetit shqiptar në Zvicër sjell një përmbledhje të emigrimit të shqiptarëve që nga gjenerata e parë e viteve të 70-ta e deri më sot.

Tematika e këtij filmi është integrimi i dy gjeneratave të të huajve, përkatësisht shqiptarëve, në shtetin zviceran.

Ky film është prodhuar nga “International film Europe Swiss”, Teatri Antika dhe në bashkëpunim me “New Vision”.


albinfo.ch

val  valtoniii