Home Shëndeti Djali me kancer që preku zemrën e kujtdo, ndahet nga jeta

Djali me kancer që preku zemrën e kujtdo, ndahet nga jeta

34
0
SHARE

Aktivisti heroik i kancerit, Stephen Sutton, u nda nga jeta në moshën 19-vjeçare sipas lajmit të publikuar sot.

Në një postim në rrjetin social Facebook këtë mëngjes, nëna e tij u shpreh se djali kishte vdekur qetësisht në gjumë. “Zemra ime është e mbushur me krenari, por e thyer nga dhimbja për humbjen e djalit tim kurajoz dhe frymëzues, që iku nga kjo botë në orët e para të mëngjesit të 14 majit,” është shprehur Zonja Sutton.

Djali 19-vjeçar, që mblodhi më shumë se 5 milion dollarë për Fondin e Kancerit të Adoleshentëve, u shtrua në spital përsëri të dielën pas vështirësive me frymëmarrjen. Prindërit e tij thanë se kishte probleme për shkak se tumori i kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Stephen u diagnostikua me kancer kur ishte 15 vjeç. Herët këtë muaj ai u kthye në shtëpi, pasi iu raportua një shërim i papritur. Vetëm një javë më vonë situata u ndërlikua. Historia e britanikut preku miliona njerëz kudo nëpër botë, kur ai postoi lamtumirën e fundit për miqtë dhe familjarët online.