Home MAGAZINA DJ Protone në Reload Streets festival

DJ Protone në Reload Streets festival

36
0
SHARE

DJ-i i njohur shqiptar DJ Proton do të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar të muzikës tech house “Reload Streets Festival” që për tre ditë me radhë do të jetë në Vranjë në Jug të Serbisë.

DJ Protone do të performojë në mesin e dj-ve të njohur evropian DJ Irmin van der Meijden nga Holanda, Hypertech nga Maqedonia, Dorf nga Kroacia dhe DJ të tjerë nga Serbia dhe vendet e tjera të rajonit. Ky festival tradicional nis nga sonte e premte deri të dielën.

DJ Protone, që është Veton Rexhepi nga komuna e Bujanocit do të performojë të dielën në mbrëmje, kur do të jenë edhe DJ-të e ftuar nga vendet e tjera evropiane.

DJ Protone së fundi po dëshmohet si një nga ‘maestrot’ e muzikës tech house, ku së shpejti pritet të pushojë edhe skenat e huaja. (LuginaPress)

10306453_753841474673684_821017318935610204_n
249172_446799512094237_1349952709_n

LEAVE A REPLY