Home SHKENCË Ditët i kemi të numëruara: 7 parashikimet botërore i kemi mbijetuar, por...

Ditët i kemi të numëruara: 7 parashikimet botërore i kemi mbijetuar, por ndoshta të radhës jo

47
0
SHARE

Shkencëtarët thonë se është shumë e mundshme (0,3 për qind) që një asteroid mund të godasë tokën brenda 867 viteve të ardhshme – por nuk është vërejtja e parë për Apokalipsin. Sipas shkencëtarëve, bota mund të shkatërrohet më 16 mars 2880.

Asteroidi 1950 DA ka një shans prej 0.3% që të godasë tokën në 867 vitet e ardhshme dhe shkencëtarët nuk kanë idenë se si do të mund ta ndalnin atë.

Me një diametër prej një kilometri, ai lëvizë me një forcë dhe rrotullim të fortë çdo dy orë e gjashtë minuta dhe do të shkaktonte dëme të paparashikuara kudo që do të godiste tokën.

Por ky është larg të qenit i pari dhe i fundit parashikim – edhe nëse është i bazuar në diçka më shumë se një trillim, sikurse që ishin disa parashikime më parë:

Viti 1,000

Në vitin 999, afrimi i mijëvjeçarit shkaktoi frikë pasi që njerëzit mendonin se fundi i botës ishte gati për të arritur, transmeton Telegrafi.

Njerëzit madje lanë shtëpitë dhe punët e tyre. Dhe kur erdhi viti i ri dhe apokalipsi nuk kishte ndodhur, parashikuesit thanë se ishte sepse ata kishin llogaritur gabimisht vitet e Jezusit dhe se fundi do të vinte në vitin 1033. Dhe as atëherë nuk ndodhi.

Shkurt 1524

Pas një shtrirje të pazakontë e planetëve Jupiter dhe Saturn, astrologët në Londër parashikuan një përmbytje të madhe të ngjashme me atë në të cilën vetëm Noah mbijetoi.

Mijëra kërkuan strehim në vende me lartësi më të madhe mbidetare – por kjo ishte e gjitha për asgjë.

Nostradami: Data të ndryshme

Nostradamusi “vuri baste” për shumë data rreth asaj se kur do të mund të vinte shkatërrimi i botës, por të gjitha dolën të pa sakta.

Megjithatë, ata që e ndiqnin atë, thonë se ai parashikoi shkatërrimin më 11 shtator.

Vjeshtë 1982

Në vitin 1980, evangjelisti televiziv Pat Robertson u tha shikuesve të tij në një show televiziv ‘The 700 Club’ se bota do të merr fund pas dy viteve.

“Iu garantoj juve, se në fund të vitit 1982 do të jetë një dënim për botën”, kishte proklamuar ai, transmeton Telegrafi.

Parashikuesit Naya thanë se shoqëria e varur nga kompjuteri do të shpërthej përbrenda Mijëvjeçarit pasi që pajisjet të do kenë konfuzitet kur bëhet fjalë për “vitin me tri zero” dhe do të rivendosin datat e tyre më 1900.

Dhe siç ndodhi, viti 2000 – erdhi paqësisht, duke shkaktuar vetëm disa probleme të vogla.

21 maj, 2011

Pastori amerikan Harold Camping parashikoi se bota do të shkatërrohet më 21 maj 2011.

Edhe ky, më vonë kishte pretenduar se e ka llogaritur datën gabim.

Dhjetor 2012

Mayat e lashta parashikuan se bota do të shkatërrohet më 21 dhjetor 2012.

Ose më qartë, këto interpretime të kalendarit Maya – i cili përfundoi më 21 dhjetor 2012 – vlerësuan se si rezultat edhe bota nuk do të ekzistonte më pas kësaj date.

Njerëzimi megjithatë vazhdoi së ekzistuari

Dr. F. Kenton Beshore parashikon se shkatërrimi i botës do të ndodhë ndërmjet 2018 dhe 2028.

Themeluesi i Shoqërisë Biblike Botërore bazon besimin e tij në pasazhet biblike që përshkruajnë se “rrëmbimi” do të ndodhë rreth vitit 2021, kur “të gjithë ne do të shkojmë”.

Beshore shpreson se ky paralajmërim i tij do të “dërgojë miliarda e miliarda tek Jezusi”.