Home SPORT Diego Costa në Serbi për trajtim mjekësor

Diego Costa në Serbi për trajtim mjekësor

140
0
SHARE

Diego Costa provon gjithçka për të marrë pjesë në finale e madhe të UEFA Champions League që do të zhvillohet në datën 24 maj në Lisbonë. Bomberi i Atletico Madrid që po vuan nga një dëmtim muskular, ka fluturuar drejt Beogradit për t’u vizituar në klinikën e doktoreshës Marijana Kovavecic.

Sipas mediave iberike, mjekja serbe është eksperte e një metode inovatore në kurimin e dëmtimeve muskulare pasi ajo përdor placent kali tek të dëmtuarit për të përshpejtuar sa më shpejt rikuperimin.

Kjo metodë nuk është njohur nga komunitetet shkencore, por sulmuesi spanjoll dëshiron t’i provojë të gjitha mënyrat për të mos humbur ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij pasi nga mjekët e ekipit iu ndalua kategorikisht aktivizimi në ndeshjen e “Da Luz”. Diego Costa vuan prej disa javësh nga dëmtimi muskular dhe kur mendohej se gjithçka e hodhi pas krahëve, ai doli nga “Camp Nou” me lotë në sy pasi braktisi skuadrën që pjesën e parë. Në të shkuarën edhe Kovacevic, Lampard e Van Persie kanë pësuar dëmtime të ngjashme dhe janë rikuperuar në kohë rekord, prandaj për Diego Costan, shpresa vdes e fundit.