Home Aktuale Diaspora, shpresa e vetme për Luginën

Diaspora, shpresa e vetme për Luginën

81
0
SHARE

Bejtulla Rashiti ka mbi 30 vjet që jeton në Zvicër me tërë familjen. Por, malli për vendlindjen e shtyn që pesë herë brenda vitit ta vizitojë Luginën e Preshevës.

Ardhja e këtij mërgimtari dhe të tjerëve, ndihmon edhe në ekzistencën e banorëve të kësaj ane.

Ekonomisti Shenur Jahiu, vlerëson lart rolin e mërgatës shqiptare. Remitencat janë ato që e tejkalojnë krizën e thellë në Luginë, ku rreth 80 për qind është shkalla e papunësisë.

Lugina e Preshevës, njihet si zonë nga ku kanë mërguar shumë shqiptarë. Sipas statistikave, brenda 40 vjetëve të fundit, më se 40 për qind e popullatës së kësaj zone është zhvendosur në diasporë. Roli i tyre në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies sociale është jashtëzakonisht i madh, ndërsa shteti serb këtë zonë e trajton tërësisht si dytësore.