Home Aktuale «dialogplus» në Federatën Panshqiptare «Vatra» në Amerikë (FOTO)

«dialogplus» në Federatën Panshqiptare «Vatra» në Amerikë (FOTO)

260
0
SHARE

Dje, më 1.3.2015, aty nga ora 15.00, me orë të SHBA-së, patëm rastin të takohemi me kryesinë e Federatës Panshqiptare «Vatra» në New York. Me këtë rast, përcollëm përshëndetjet e editori z.Arif Sulejmani, kryesuesit të projektit të Qendrës Mediale «dialogplus», z.Bekim Mustafi, stafit tonë, por edhe të gjithë lexuesve tanë.

Teksti dhe foto Dashnim HEBIBI

Editori i gazetës «Dielli», z.Dalip Greca
Editori i gazetës «Dielli», z.Dalip Greca

Gjatë bashkëbisedimit tonë me kryesinë e vatranëve, kryetari Dr.Gjon Buçaj, nënkryetari dhe gjithë stafi i pranishëm na uruan punë të mbarë dhe u dakorduam që në të ardhmen të kemi një bashkëpunim edhe me gazetën «Dielli», që e drejton gazetari i mirënjohur Dalip Greca, gazetë kjo me një histori të bujshme, e drejtuar që herët nga i madhi Faik Konica.

Kryetari i Vatrës, Dr.Gjon Buçaj, na uroi punë të mbarë
Kryetari i Vatrës, Dr.Gjon Buçaj, na uroi punë të mbarë

Takimi ishte i përzemërt, ndërsa ne në këtë rast ua dhuruam numrin më të ri të revistës «dialogplus».