Home Aktuale Devleta Murati nga Tërnoci fiton medaljen e artë në Olimpiada...

Devleta Murati nga Tërnoci fiton medaljen e artë në Olimpiada e Projekteve Shkencore-MACPRO

212
0
SHARE

Devleta Murati nga Tërnoci ka arritur në vendin e parë në MACPRO-2016 Olimpiada e Projekteve Shkencore të organizuara nga Kolegji Memet Akif, raporton Lugina Press.

12607223_998314606913955_2093363672_n

Këtë vit për herë të tretë me radhë është mbajtur MACPRO -2016, Olimpiada e Projekteve Shkencore në të cilën nxënësit kanë praktikuar njohuritë e fituara teorike në fushën e shkencës dhe të hulumtimeve.
Qëllimi kryesor i MACPRO-së ishte sensibilizimi i të rinjëve për ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit ku jetojmë.
MACPRO është mbajtur të premten më 29 janar 2016 për të vazhduar të shtunën ku është zhvilluar pjesa finale, në Sallën Sportive të International School of Prishtina-ISP.
Me ktë rast Devleta Murati nga Tërnoci i Bujanocit e cila ndjekë mësimet në kolegjin Memet Akif në Lipjan ka marrë pjesë në Olimpiadën e Projekteve Shkencore e cila arrti të fiton medaljen e artë duke konkuruar në progamin e dizajnit.

pc
Jam ndarë shum e kënaqur nga kjo olimpiadë dhe jam tepër e kënaqur që kam fituar medaljen e artë edhe pse nuk e kam pritur që unë në fitoj në mesin e një numri të madh të garuesëve i ka thënë Devleta Murati portalit Lugina Press.
Në MACPRO -2016, Olimpiada e Projekteve Shkencore kanë marrë pjesë nxënësit e kolegjve Memet Akif nga Prizreni, Prishtina e Lipjani dhe është organizuar për herë të tretë./Lugina Press/