Home Aktuale Deputetja Besa Ismaili kujton protestat studentore të 1 tetorit 1997

Deputetja Besa Ismaili kujton protestat studentore të 1 tetorit 1997

169
0
SHARE

Besa Ismaili, deputete në Kuvendin e Republikëa së Kosovës ka kujtuar sot protestat e 1 tetorit të vitit 1997, protesta këto ku dhe ishte pjesëmarrëse si sdutente e asaj kohe.

Në një postim të saj të postuar në facebook të bashkangjitur dhe me një fotografi si apsulvente,  mes tjerash ka shkruar se  studentët dhe profesorët që morrën pjesë  në protestat e 1 tetorit të vitit 1997,   ishin shtytësit e lirisë për të studiuar shqip, liri që sot e gëzojmë dhe angazhohemi çdo ditë për më të mirën!

 

 

 

 

Postimi i Besa Ismailit:

 

 

Protesta e studentëve me 1 tetor, 1997, pjesë e së cilës isha edhe vet, nuk kishte të bënte vetëm me kërkesa bazike për ndalimin e të drejtave në arsim si dhe kthimin e objekteve të uzurpuara nga regjimi millosheviqian, por shënjoi qartazi një linjë të re përpjekjesh për arritjen e lirisë së popullit shqiptar.

Një aspekt shumë i rëndësishëm i protestave të studentëve ishte edhe ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës, duke e hapur kështu një epokë të re të rezistencës aktive kundër regjimit serb.

Studentët dhe profesorët që morrën pjesë ishin shtytësit e lirisë për të studiuar shqip, liri që sot e gëzojmë dhe angazhohemi çdo ditë për më të mirën!