Home LAJME Dembele lëndohet përsëri, jashtë fushës për katër javë

Dembele lëndohet përsëri, jashtë fushës për katër javë

149
0
SHARE

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, ka pësuar një tjetër lëndim.

Francezi pritet të jetë jashtë fushës për tre ose katër javë, kjo u bë publike nga vet klubi katalunas.

Dembele u transferua verës për një shumë që me bonuse shkon 147 milionë euro dhe menjëherë në fillim të sezonit në shtator u lëndua.

Ai u kthye në janar, por fatkeqësisht u lëndua menjëherë në fitoren ndaj Real Sociedadit të dielën.

Dembele pritet të kthehet para takimit me Chelseat në Ligën e Kampionëve që do të luhet në Stamford Bridge.

Vlen të theksohet se edhe Andres Iniesta është lënduar dhe nuk do të luajë në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Espanyolit.

20-vjeçari ende nuk ka shënuar në La Liga, por ka dhuruar një asistim.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=rcfeKRnpuI0″ width=”560″ height=”315″]