Home LAJME DASH: Serbia qendër e drogës në Ballkan

DASH: Serbia qendër e drogës në Ballkan

579
0
SHARE

Në një raport të ri nga Departamenti Amerikan i Shtetit me titull “Strategjia Ndërkombëtare për luftimin e drogave” duke folur për krimin e organizuar në Ballkan, theksohet se Serbia është ndër prodhuesit më të mëdhenj e drogës, por edhe si një vend kyc i tranzit të kontrabandës së drogës.
Agjensia e lajmeve ‘Presheva Jonë” mëson se përmes Serbisë, si pjesë e korridorit të Ballkanit në Evropë , më e trafikuar eshte heroina nga Afganistani dhe kanabisi, ndërsa kokaina trafikohet me anë të grupeve të mirëorganizuara nga Amerika e Jugut,

Sipas DASH, qeveria e Serbisë nuk e lufton krimin e organizuar dhe as që posedon ndonjë organ të posaçëm për të koordinuar përpjekjet e agjencisë për të luftuar trafikun e drogës. Krahas kontrabandës me drogë, Departamenti Amerikan i Shtetit po ashtu ka konstatuar se edhe korrupsioni mbetet një problem i madh në Serbi.

LEAVE A REPLY