Home Aktuale Daçiq: Në Bruksel edhe për Ivanoviqin

Daçiq: Në Bruksel edhe për Ivanoviqin

107
0
SHARE

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut që sipas tij do të mbahet kah mesi i marsit në Bruksel. Sipas tij njëra nga temat qendrore do të jetë lirimi i Oliver Ivanoviqit.

Kryeministri i Serbisë, ka thënë se data e saktë e dialogut me Kosovën nuk është caktuar, por mund të mbahet në periudhën prej 13 deri më 18 apo 19 mars.

Ai iu ka thënë gazetarëve në Beograd se njëra nga temat kryesore do të jetë kërkesa që Ivanoviq dhe serbët tjerë të arrestuar të lihen të lirë që të mbrohen në liri, duke shtuar se Qeveria e Serbisë tashmë ka garantuar që Ivanoviq të mbrohet në liri.

“Kemi bërë çdo gjë që kemi mundur për këtë”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij, ai dhe zv/kryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për Ivanoviqin kanë biseduar edhe me shefen e BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. “Por gjithmonë përgjigjja ka qenë se ato janë organe gjyqësore dhe nuk mund të ndikohet në punën e tyre”.

LEAVE A REPLY