Home SPORT “Cristiano Ronaldo ka refuzuar Barcelonën”

“Cristiano Ronaldo ka refuzuar Barcelonën”

108
0
SHARE

Cristiano Ronaldo sot mund të kishte qënë në të njëjtën skuadër me Lionel Messin, por fati mesa duket ka qënë i shkruar që dy lojtarët më të mirë në botë mos të ishin miq por rivalë brenda të njëjtit kampionat. Dyshimeve të herëpashershme u është përgjigjur ish presidenti i Los Blancos, Ramon Calderon, që zbardh detajet e transferimit më të bujshëm të kohës dhe që për shumë kohë qëndroi në majën e shitjeve më të shtrenjta në historinë e futbollit. Sipas tij, ish trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson tentoi ta projektonte te Barcelona të ardhmen e Cristianos, por kjo lëvizje u refuzua nga vetë portugezi në 2009-ën.

“Eshtë shumë e vërtetë. Dëshira e Ferguson ishte që Ronaldo të shkonte te Barcelona dhe u përpoq për disa javë ta realizonte këtë. Te Barça ishin shumë të lumtur për këtë lëvizje, por Ronaldo nuk pranoi duke thënë se dëshironte vetëm Realin e Madridit dhe asnjë klub tjetër. Kështu u arrit akordi me United për 94 milionë Euro dhe të gjithë pastaj ishin të kënaqur. Reali mori lojtarin më të mirë në botë dhe Ronaldo shkoi aty ku donte, sepse lojtarë si ai nuk duan vetëm paratë, por një klub që u jep lavdi dhe mundësi për të fituar tituj”.

Në 21 ndeshje të kampionatit, luzitani ka shënuar 22 herë këtë sezon, por veç golave, janë puna dhe vendosmëria sipas Calderon që e ndajnë Ronaldon nga futbollistët e tjerë.

“Ai është më i miri i më të mirëve sepse çdo ditë zgjohet në mëngjes me objektivin që të jetë numri një në botë. Mendoj se ky është sekreti i suksesit të Ronaldos”.

 

LEAVE A REPLY