Home Aktuale Conte është realist: Vështirë ta arrijmë Cityn

Conte është realist: Vështirë ta arrijmë Cityn

184
0
SHARE

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, ka deklaruar se është e vështirë që të arrihet në tabelë Manchester City.

Menaxheri i Bluve pas fitores ndaj Huddersfield ka preferuar të jetë i sinqertë me gjasat e ekipit të tij.

“Mendoj se kur e thuani të vërtetën, kjo është e vërteta”.

“Tani ne kemi 14 pikë më pak se Manchester City. Ata i kanë fituar 15 ndeshje dhe kanë barazuar në një. Në anën tjetër ne kemi humbur katër ndeshje”.

“Kur keni një konkurrues si Manchester City që secilën ndeshje fiton është e vështirë të mendosh se mund të luftosh për titull. Ne jemi Chelsea, ne jemi klub i madh, ne duhet të luftojmë”, u shpreh Conte.

Aktualisht Manchester City ka 14 pikë më shumë në tabelë se sa Chelsea.

City sonte mbrëma përballet me Sëansean në udhëtim.