Agnesa Vuthaj është shquar gjithnjë për pamjen e saj të kuruar e sidomos për flokët e saj të gjata.
Por, mesa duket bukuroshja kosovare ka vendosur të ndryshojë pamjen e saj duke i shkurtuar flokët dhe në këtë mënyrë duke u shfaqur me një pamje të re, transmeton Telegrafi.
Së fundi ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku ish missi shihet me flokë të shkurtuar, duke shëtitur nëpër rrugët e New Jerseyt.
Kujtojmë se bukuroshja shqiptare aktualisht gjendet në SHBA për pushime dimërore.