Home Aktuale Çka fshihet pas Preshevës?

Çka fshihet pas Preshevës?

124
0
SHARE

Një analizë gjeopolitike, e cila do të shfaqë vlerën e Luginës së Preshevës dhe konturet e Lojës së Madhe gjeopolitike në të cilën është përfshirë rajoni ynë.

Komploti anti-shqiptar i “Lapidarit” si prelud për Marrëveshjen gjysmësekrete Serbo-Kineze për Kanalin Ujor.

Do të përpiqemi që të shohim Luginën e Preshevës , hapësirën shqiptare dhe ate rajonale nën një analizë gjeopolitike , e cila hap pas hapi do të shfaqi vlerën e Luginës dhe mbi të gjitha ,ajo që është më e rëndësishme , do të shfaqë konturet e Lojës së Madhe gjeopolitike në të cilën është i përfshirë rajoni ynë.Synimi është që të sjellim një pamje të kthjellët sa i përket pozicionit të shqiptarëve në këtë tryezë.

Pak ditë pas heqjes së Lapidarit në Preshevë dhe deri sa Shqiptarët ishin përfshier nga një alergji kolektive nacionaliste , mijra kilometra larg në Kinë , firmosej nga Serbët një marrëveshje që kishte lidhje të drejtëpërdrejtë me Luginën e Preshevës. Atje po hidheshin hapat e parë ndërtimin e një rruge të re ujore që do të shtrihej nga Danubi deri në Selanikë. Serbët po diskutonin me Kinezët për koncesionin e rrugës ujore . Me 25 janar 2013 , Ministri serb Bacevic deklaron Radios Kombëtare Kineze për arritjen e një Marrëveshje me Korporatën Inxhinerike Kineze “Gezhouba” për financimin e analizave preliminare të projektit. Planifikimi i hapësirës që deklaron Bacevic , sjell ndërmend asgjë më pak se sa konceptin hapsinor të shkollës gjermane të gjeopolitikës dhe nuk duhet keqkuptuar si hapësirë në kuptimin parësor të termit.Firmosja e këtij protokolli nuk është pritur pa entuziazëm nga qeveria serbe.Ky fillim ndryshimi për këtë projekt, i ka shërbyer si shtysë kryeministrit dhe ministrit të Brendëshëm Ivica Dacic për ta cilësuar qeverinë aktuale si më të mirën e të gjitha kohrave.
“Ky është projekti më i madh i disa dekadave që Serbia mundet të llogarisë” ishte shprehur Bacevic fill pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Kinezët. Të cilët më vonë dërguan delegacionin e tyre të mirë organizuar në “studimin e fizibilitetit” rreth Luginës dhe Jugut të Moravës. Ata deklaruan se “ky projekt është i realizueshëm mundet të përfundoi brenda periudhës rekorde 5 vjecare”.

Koncepti hapsinor i shkollës gjermane të gjeopolitikës po shfrytëzohet nga Kinezët për formulimin e alternativave moderne të kolonizimit të territoreve -pronave që do të ishin të nevojshme për spastrimin e terrenit për punimet rreth kanalit. Kjo politikë po legjitimizohet nga Qeveria serbe nëpërmjet Ministrit të Planifikimit hapsinor Bacevic. Këtu shfaqen ndërskamcat Kinezo-Serbe drejtuar kryesisht në eliminimin e tërësishëm të prezencës fizike të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Si pjesë shtesë në Marrëveshjen gjysmë sekrete Serbo-Kineze për kanalin ujor , thuhet qartasi se Qeveria serbe do të ndihmoi në lehtësimin dhe akomodimin e 22 000 puntorëve kinezë të cilët do të jenë të kyqur në punimet rreth projektit . Kjo shifër është një mbulim i rrezikshëm i ekspansionit masiv kinez që planifikohet të ndodh në regjionet e Jugut të Moravës dhe zonat e Serbisë perëndimore . Kjo do të rrudh dhe eliminoi në krejt faktorin shqiptar në Luginë të Preshevës. Kina , me këtë Marrëveshje ka fituar të drejtën ligjore për prezencën e saj ekonomike dhe politike në Jug të Moravës dhe Luginë të Preshevës . Të gjitha resurset ekonomike në këto dy mikro regjione do ti jepen me koncesion ose privatizim kompanieve kineze . Kina tashmë jo zyrtarisht dhe fshehtas ka blerë koncesionin mbi kto dy regjione shum të rëndësishme gjeostrategjike.

Lufta Amerikano -Ruso për projektin.

Pavarësisht rëndësisë që i jepet e që ka realisht , ky projekt nuk ka lindur tani , por është mbi një shekull i vjetër .Natyrisht , sot , aktorët në fushën gjeopolitike janë në raporte disi më të ndryshme se ato ne vitet 1900 kur ishte propozuar projekti. Projektet e mëdha ekonomike , sot shikohen më shum se kurr nën skemat e formulave gjeopolitike. Historia mundet të na shërbejë për të kuptuar drejtë zhvillimet edhe për faktin se ka një shtet për të cilin serbët kurr nuk flasin kur përmendet historia e këtij projekti.
Ky shtet është SHBA dhe ishin amerikanët ata që fituan të drejtën e ndërtimit të këtij kanali lundrues serbo-turkë.( shih foto 1).

Përkthim :

V.Savich , shef i Departamentit të Mardhënieve me Jashtë në Qeverinë serbe.

Shtojca II. Ministria mbretërore serbe e Agrikulturës, Industrisë dhe Tregtisë , Departamentit i Punimeve Ujore .
Industrisë dhe Tregtisë. Departamenti i Punimeve Ujore. H.Br. Zyrtarisht. Beograd 15/28, prill, 1909.

“Zotëri në bazë të punimeve të Departamentit të Punimeve Ujore , në parim pranoi kërkesën që Ju shtruat para meje në emër të ” Th American Asociacion of Civil Engineers of New Jersey” duke kërkuar koncesione për kryerjen e ndërtimeve paraprake për rregullimin e linjës lundruese Danubë-Moravë-Vardar -Egje.Me qëllim që unë të jem në gjendje të ndërmarr hapat e tjerë , është e nevojshme që “American Engineering Company” të paraqes formulime të sakta e të detajuara mbi kushtet me të cilat ata do të duan që marrja e koncesionit të garantohet për ta , për kryerje e punimeve paraprake dhe rregullimin e linjës lundruese.Në lidhje me këtë njoftoni edhe ata që kanë njohuri për këtë” –

Ky komunikim vijon me përgjigjen konkrete që merr Asociacioni Amerikan nga Qeveria Serbe për marrjen me koncesion të projektit.

Ministri i Tregtisë ,Industrisë dhe Agro kulturës J.M.Prodanovich për z.Vladislav Savich , Shef i Departamentit të Punëve të Jashtme.

Nju Jork , e martë 8 qershor , 1909.
I dashur zoteri Atterbury , kopjet e mia janë telegramet e fundit të datës 5 qershor . Kabllogrami im :” Kërkesa jonë me shkrim e paraqitur ,nëpërmjet Jush  që kishte lidhje me koncesionin e plotë me pjesëmarrjen e Qeverisë përfshirë punimet paraprake të Kompanisë duke shpresuar për një marrëveshje më të qartë nëse Qeveria do të pranonte ato kushte , morri përgjigje telegrafishtë të qartë:
“Ministri pranoi kushtet e tuaja , ciladoqoft mënyra e shkrimit të kërkesës suaj përpara Këshillit të Ministrave”. Ju keni në dorë një kopje të përgjigjes së përgjithshme të bërë në mars të vitit 1909, për koncesionin dhe ju do të gjeni në tre faqe referencën e pjesëmarrjes së Qeverisë në shpenzime .
I Juaji sinqerisht, Lazaroviç-Hrebelianoviç (shih: fotoja nr 2)

Marrëveshja Ruso -Amerikane e 18 janarit 1913 demanton Marrëveshjen Serbo-Kineze të 25 janarit 2013.

Ky projekt ishte sjellë për herë të parë në vëmendjen e publikut anglisht-folës , prej një raporti të bërë nga Konsulli i Përgjithëshëm amerikan në Stamboll dhe i publikuar në numrin e 7 korrikut 1909 në ” US Consular and Trade Reports , Washington D.C.” Megjithatë, (sipas burimeve të kërkuesve tanë publikuar së fundi)
një emër tjetër i madh ishte në dijeni të këtij projekti. Ai ishte Udrou Uillson , Guvernatori i dikurshëm i Nju Xhersit që kishte lidhje direkte me Kompanin e cila fitoi koncesionin e kanalit ujor. Skemat dhe planet e projektimit menjëhere i ishin dorzuar administratës së Presidentit Uilliam Taft dhe edhe pse në fund të mandatit dy muaj para se Uillson të inagurohej president , ata kishin filluar bisedimet me Rusinë Cariste për kanalin . Kështu me 18 janar 1918 , Nju Jork Tajmsi publikon lajmin me titull:

“Kapitalistët amerikan dhe ata Rusë kanë arritur Marrëveshje për konstruktimin e përbashkët të kanalit ujor .Të rejat e ardhura këtu nga Shën Peterburgu tregojnë efektin pozitiv të bisedimeve ne mes kapitalistëve amerikan dhe atyre rusë për fillimin e përbashkët të ndërtimit të kanalit ujor që do të lidhë lumin Danubë dhe detin Egje.

Marrëveshja Ruso -Amerikane e 18 janarit 1913 , për kanalin ujor , është dhe duhet të konstatohet si baza e cfardo zhvillimi të ri gjeopolitikë në Jug të Moravës dhe Luginë të Preshevës. Kjo Marrëveshje është likuidim i politikave anti shqiptare në Jug të Moravës. Jo rastësishtë , segmentet anti shqiptarë , dhe lobet serbo-kineze kishin insistuar në formulimin e një marrëveshje të re saktësisht në muajin janar në 100 vjetorin e Marrëveshjes Ruso-Amerikane për projektin.

Se sa është trembur Serbia dhe segmentet pro Ruse dhe anti shqiptare në regjion nga aktualizimi i kërkesës për zbatimin e plotë të kësaj Marrëveshje flet reagimi histerik albanofobistë i mediave serbe, maqedonase dhe greke ndaj kërkesës legjitime që Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar i i kishte drejtuar Departamentit të Shtetit Amerikan ,ku insistonte në zbatimin e kësaj marrëveshje dhe në kushtin kryesor , kthimin e koncesionet kompanive amerikane. ( shih foto nr 3) . Duke e cilëuar si një veprim dhe thirrje për ekspansion dhe coptim të ri të “tokave serbe” dhe “marrje të Jugut Serbë” dhe kthimin në një “territor tej detar amerikan”. Inteligjenca politike shqiptare , domosdoshmërishtë , unanimisht duhet të insistoi në ZBATIMIN e plotë të Marrëveshjes Ruso-Amerikane të datës 18 janar , 1913 ,për kanalin ujor , kjo duhet haptas ti adresohet diplomatëve të huaj .Sot asnjë qendër politike shqiptare nuk ka kundërshtuar Marrëveshjen Serbo-Kineze dhe as që ka patur ndonjëhere ndonjë aktivitet në observimin e aktiviteteve kinezo-serbe nëpër Jugun e Moravës dhe Luginën e Preshevës. Ata, po e rindërtojnë aktivitetin e tyre anti-shqiptar , deri sa Shqiptarët heshtin dhe trullosen nga alergjia nacionaliste nëpërmjet lapidarëve të vendosur në vend dhe kohra krejtësishtë të gabuara.

Krimeja , për segmentin Ruso-Lindor ishte vetëm pikë nisja… Nuk ka dyshim se prezenca Ruse në Nish , ka drejtuar syt drejt Jugut të Moravës dhe Luginës së Preshevës. Mapat e vjetra po hapen , mvaret ku gjenden shqiptarët në këtë vorbull.

Shkruan:
Arben Jahiu
/ Prishtinë / Kosovë.