Home SPORT City dhe PSG monitorojnë Messin

City dhe PSG monitorojnë Messin

102
0
SHARE

Lionel Messi është nën llupën e Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germainit – raporton El Confidencial.

Problemet me performancat e fundit të klubit katalunas, eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe humbja në Kupën e Mbretit, u kanë dhënë material gazetave që të shkruajnë për yllin kryesor të Blaugranëve.

Drejtuesit e Barcës dhe përfaqësuesit e argjentinasit thuhet të kenë filluar bisedimet për rinovimin e kontratës së 26-vjeçarit, ndërkohë që PSG dhe City presin shansin për të bërë ofertë.

Katalunasit do të mundohen maksimalisht që ta mbajnë futbollistin e tyre kryesor, kur dihet se nuk mund të transferojnë lojtarë në dy afatet e ardhshme kalimtare.