Home Aktuale Çfarë thanë për njëri-tjetrin, Edi Rama e Baton Haxhiu?

Çfarë thanë për njëri-tjetrin, Edi Rama e Baton Haxhiu?

155
0
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka vizituar edhe zyrat e televizionit Klan Kosova, drejtor i të cilit është këshilltari i tij, Baton Haxhiu.

“Nën dëborën e Prishtinës, pas një rrugëtimi nëpër korridoret e jashtëzakonshme të ndërtesës së re të Klan Kosovës, me super-klan Baton Haxhiun, i cili i detyrohet një përshëndetje të gjithëve, shqiptareve të Shqipërisë që e duan shumë dhe shqiptarëve të Kosovës që nuk e duan hiq”, thotë Rama.

Ndërsa, Haxhiu ka falënderuar Ramën për vizitën që i bëri televizionit të tij, por edhe që është i pari “pas kryekuvendarit që e shijoi arkitekturën e Astrit Nixhes”.

“Astriti e ka bërë një objekt i cili është 100 për qind i riciklueshëm dhe është një model se si nuk duhen harxhuar taksat e Shqipërisë dhe Kosovës. Ja ku është modeli. Ka mundësi të bëhen gjëra të bukura”, ka thënë Haxhiu.

I pari i qeverisë shqiptare fjalën e tij e përfundon me vlerësimin artistik për objektin e Klan Kosovës, duke theksuar se “ndërtesën e Klan Kosovës duhet ta shikoni të gjithë për ta përmirësuar shijen tuaj”.