Home Shëndeti Çfarë duhet të bëjnë gratë që ta pëlqejnë seksin?

Çfarë duhet të bëjnë gratë që ta pëlqejnë seksin?

150
0
SHARE

Bëhuni ekspertë të jetës suaj seksuale

1-Të mendoni pozitivisht.

Çdo grua duhet ta ketë të qartë se jeta e saj seksuale do të pësojë ngritje, po qe se do të përmirësojë mënyrën si mendon për seksin.

2-Të përpiqeni të ndjeheni seksi.

Çdo grua duhet të bëjë përpjekje për paraqitjen e saj. Kujdesi për paraqitjen duhet të jetë i përditshëm. Nuk ka nevojë të harxhojë orë të tëra para pasqyrës, as të prishë shumë para për të brendshme të shtrenjta e jo komforte. Ajo duhet të vishet e të mbahet në atë mënyrë, që të ndjehet plot besim dhe tërheqëse. Ajo duhet të bëjë kujdes që të veshë tesha që venë në dukje pjesët më të mira të trupit të saj.

3-Te drejtoni marrëdhënien seksuale.

Shpesh gratë ankohen se nuk kanë dëshirë për seks dhe si rrjedhojë nuk e gëzojnë seksin. Studimet më të fundit për këtë problem kanë treguar se dëshira për seks vjen edhe pasi ka filluar? eksitimi seksual. Shprehja “oreksi vjen duke ngrënë “ ka vlerë edhe në jetën seksuale. Nga këto studime rrjedh konkluzioni: Gra mos prisni që dëshira të ngrejë krye, bëni që ajo të ndodhë. Të hidhen të parat, t’i kapin partnerët dhe të fillojnë të luajnë me ta. T’u dërgojnë atyre mesazhe për atë që kërkojnë të arrijnë. T’u tregojnë se dëshirojnë të jenë vetëm me ta. Të veshin të brendshme seksi nën teshat e zakonshme dhe le ta zbulojnë ata këtë surprizë të bukur, ndërkohë që ato vinë rrotull nëpër shtëpi.

4– Çdo gjë të re ta provoni disa herë

Seks i mirë është çdo gjë me përjashtim të seksit rutinë. Rutina dhe monotonia e bëjnë seksin të bezdisshëm, ato janë armiqtë e kënaqësisë seksuale. Çdo gjë e re që futet në marrëdhënien seksuale, bën të rritet kënaqësia dhe dëshira për seks. Kush është krijues dhe pak aventurier, nxiton i paduruar t’i provojë këto në marrëdhëniet seksuale.

5-Te lini imagjinatën të shpërthejë.

Gratë që e duan seksin kanë edhe fantazi seksuale të shëndosha. Disa gra mundohen t’i shtypin ose t’i injorojnë fantazitë seksuale. Këtë e bëjnë se e konsiderojnë faj dhe bezdisje të kenë fantazi seksuale. Gratë, lidhur me fantazitë bëjnë këto dy pyetje:

1. A është e vërtetë se kush fantazon nuk ka jetë seksuale të vërtetë ?
2. A është tradhti bashkëshortore kur fantazon seksualisht për dikë tjetër veç partnerit?

Të mos shqetësohen dhe të mos bëjnë të tilla pyetje, por t’i lënë fantazitë e tyre krijuese të rrjedhin lirisht. Fantazitë i ndihmojnë të eksplorojnë? Nëpër tabutë seksuale në mënyrën më të sigurt dhe më private. Askush nuk i di fantazitë e tyre. Ato janë rezervuari ku janë mbytur dëshirat e tyre sekrete, që ia kanë refuzuar vetes si gra të rritura dhe të përgjegjshme.