Home OPIONIONE Çështjen Çame duan ta fusin në thes

Çështjen Çame duan ta fusin në thes

161
0
SHARE
Nga Enkel Demi – Pa dyshim që Çështja Çame është tërheqëse kohët e fundit, por duhet të jemi të qartë që është më së shumti tërheqëse për ata që kërkojnë vdekjen e saj.
Kurrë si këto kohë Athina zyrtare, shërbimet inteligjente ballkanike, sllavët nuk e kanë patur kaq shumë mendjen në mësim. Natyrisht, Çështja Çame nuk është se cili këndon më bukur “Tumankuqen” apo shkreh në ajër martinën e Çelo Mezanit. Nuk është një histori që mund të njohë përparim apo zgjidhje vetëm me pathos, patetizëm. Normal dhe këto janë të nevojshme, por ka shumë rëndësi që ajo të jetë e pranishme si gur i rëndë në Çështjen Kombëtare, ku veprimet partizane apo këto qyfyret që vijnë nga do shqiptarë në Hagë, veç prishin punë, madje shumë punë.

E para, kush u ka thënë këtyre që Çamëria duhet shpallur e pavarur?

E dyta, ç’janë këto marrina për një qeveri në ekzil, kur shqiptarët e Çamërisë kanë organizimet e tyre të mirëfillta politike në Shqipëri e Greqi dhe tashmë kanë 25 vjet që kanë gjetur unanimisht udhën për zgjidhjen e Çështjes Çame, duke e shndërruar atë në Çështje Kombëtare.

Të gjitha strategjitë apo tentativat separatiste të çojnë vetëm në qivurin e Çështjes Çame që fqinjët tanë e kanë përgatitur me merak të madh prej më shumë se një shekull.

Sipas historianit Arben Llalla agjentura greke në bashkëpunim me agjenturën ruse dhe serbe po manipulojnë me Çështjen Çame. Ai thotë se pre e këtij skenari kanë rënë disa shqiptarë nga Kosova, Presheva dhe Maqedonia, të cilët njihen. Drejtuesi i tyre është Festim Lato, i cili ka themeluar një shoqatë me emrin “Çamëria”. Ky njeri njihet për idenë e tij marroke të Ushtrisë Çlirimtare të Çamërisë, lëvizje kryekëput e paguar nga Asfalia greke.

Por, Arben Llalla ka një pyetje publike për profesor Lisien Bashkurti, i cili është i angazhuar në këtë shoqatë si sekretar i saj. Çfarë di Bashshkurti për këtë mëvetësi në Hagë? Profesori, i cili ka një problem jo të vogël me alkolin, më shumë se kurrë duhet të bëhet esëll, sepse po provokohet rëndshëm Çështja Çame.

Nga ana e saj gazetarja Alba Haruni bën thirrje që këtyre përçarësve mos t’i shkoj kush pas. Si njohëse e vjetër, ajo thotë se Çështja Çame nuk kërkon ndryshime kufijsh apo pseudo-shpallje pavarësish. Sipas saj, çdo provokim i tillë, çon ujë në mullirin e grekut, sepse duke na vënë epitetin “iredentistë” tani që Bashkimi Europian ka futur Çështjen Çame në tryezën e dialogut diplomatik, kjo pseudo-lëvizje është në kundërshti të plotë me interesat e shqiptarëve.

Në historinë e shqiptarisë ka patur përherë viruse që kanë helmuar themelet e Kombit. Ka patur Hamza Kastriotë, Esat Toptanë, ndaj nuk ka pse mos të ketë Festim Lato. Nga këta ka vetëm një kurë; t’i lësh vetëm tek pullë