Home Aktuale CEPS: Marrëveshjet në Bruksel po e konsolidojnë sovranitetin e Kosovës

CEPS: Marrëveshjet në Bruksel po e konsolidojnë sovranitetin e Kosovës

129
0
SHARE

Në një analizë të Qendrës për Studime të Politikave Evropiane (CEPS), me seli në Bruksel, thuhet se marrëveshjet e reja të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë po e konsolidojnë sovranitetin e Kosovës.

Eksperti pranë kësaj qendre, Dushan Reliq, pohon se çdo marrëveshje e re mes Serbisë dhe Kosovës zvogëlon praninë e çfarëdo ndikimi të Beogradit në Kosovë.

Në tekst thuhet se edhe pse Beogradi zyrtar mund të pretendojë se mund të ketë ndonjë rol të prekshëm në pjesën veriore të republikës, edhe shpresa më e vogël për një gjë të tillë do të shuhet me përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të të dy shteteve në Bashkimin Evropian, transmeton Telegrafi.

Reliq nënvizon se edhe pse pavarësia e Kosovës ende nuk është njohur nga shtete si Rusia, Kina dhe pesë vende anëtare të BE-së, me rrugëtimin e mëtutjeshëm të Serbisë drejt BE-së, çështja e Kosovës do të mund të bëhet një pengesë e përhershme drejt përmbushjes së kësaj aspirate, ashtu siç është rasti me Turqinë, e cila e ka të pamundur anëtarësimin në BE përderisa të ekzistojë problemi i Qipros Veriore.