Home LAJME Celina cilësohet si yll i së ardhmes nga Liga Premier

Celina cilësohet si yll i së ardhmes nga Liga Premier

130
0
SHARE

Me publikimin e shortit për sezonin e ri të Ligës Premier U-21, faqja zyrtare e ligës angleze i ka kushtuar një artikull të veçantë talentit të Manchester Cityt, kosovarit Bersant Celina.

Celina që ishte top-golashënuesi i Cityt në sezonin e shkuar për Ligën Premier U-21 festoi në fund të sezonit duke zgjatur kontratën edhe për tre vjet.

“Është shumë ndjenjë e mirë, është e mrekullueshme të nënshkruani për një klub që e doni. Isha shumë i lumtur që debutova këtu këtë sezon ndaj Norwichit. Ishte moment që më bëri krenar mua dhe familjen time”, kishte thënë në muajin maj reprezentuesi i Kosovës, kujton faqja zyrtare e Premier Ligës.

 Në përzgjedhjen e saj si një nga yjet e ardhshëm të Ligës Premier, tregohet se Celina iu bashkua Cityt në vitin 2012 nga Stromsgodset i Norvegjisë.

Sulmuesi kosovar luajti edhe ndaj Leicesterit në shkurt në Premier Ligë, ndërsa si startues ishte në ndeshjen ndaj Chelseat.

“Celina u rrit në Norvegji, por ka zgjedhur të luajë për shtetin e lindjes, Kosovën. Ai ishte një nga lojtarët më të ri të përfshirë në ekipin zyrtar në mars të 2014-s dhe do të luajë në Kualifikimet për Botëror”, thuhet në fund të artikullit.

celina1