Home LAJME Cana: Kombëtarja shqiptare, krenaria ime

Cana: Kombëtarja shqiptare, krenaria ime

58
0
SHARE
Lorik Cana gjatë merkatos së verës ishte pranë kalimit tek klubi i Marsjës, mirëpo siç mediat francezë shkruajtën një ditë më parë, ish trajneri Bisela nuk e ka dashur mbrojtësin shqiptar në ekip.
Pas këtij lajmi, ka reaguar vetë kapiteni i kuqezinjëve për gazetën “Le Phoceen”.

“Tifozët e Marsejës e treguan se me duan, sepse unë kam dhënë gjithçka në fushë, por edhe unë e kam treguar që e dua këtë ekip. Unë mendoj se kalimi te Marseja nuk ishte çështje parashë. Edhe po të ishte në momentet e fundit të merkatos vështirë do t’i thoja jo. Unë gjithësesi do të isha i lumtur të kisha një telefonatë nga presidenti i Marsejës, por ishte tepër vonë, pasi kisha arritur një marrëveshje me Nantën dhe nuk mund ta ktheja fjalën” – tha Cana për “Le Phoceen”, përcjell “Panorama Sport”.

Ndër të tjera mbrojtësi i Nantes, foli dhe për karrierën e tij, ku theksoi që Kombëtarja dhe aventura tek Marseja janë pjesë e krenarisë së tij.

“Në karriërn time kam dy krenari. Kombëtaren, që nuk mund të krahasohet me asnjë klub, pasi arritja në finalet e Europianit është momenti më i bukur i karrierës time. Një tjetër moment i rëndësishëm është Marseja ku isha edhe kapiten, pasi ishte një ëndërr e realizuar” – tha kapiteni i Shqipërisë. Lorik Cana tha se synimi i ekipit të tij aktual, Nantës, është renditja në gjysmën e parë të tabelës së klasifikimit.