Home Aktuale Buzhala: Gold AG është konsultuar me prapanicën e vet, prandaj s’ia mban...

Buzhala: Gold AG është konsultuar me prapanicën e vet, prandaj s’ia mban ta përmend Ramushin

191
0
SHARE

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Berat Buzhala, i cili përmendet me fjalë fyese te reperi nga Presheva që veten e quan Gold AG, në një postim në profilin e tij Facebook thotë se ky reper, në këtë paraqitje “artistike” – që përmend edhe Ilir Dedën e Dardan Gashin – ka treguar se është frikacak dhe se aleat e ka prapanicën e tij.

“Sa mbaj mend, Ramushi (Haradinaj) ka pas deklaru per personat me mjekrra se jane ‘flliqana’. A ndoshta ky djaloshi i rrebeluar i Lugines se Presheves diku ne nenvetdije e ka pas nje trohe frike se mandej mundet edhe me e hanger ndonje shuplake te nxehte. Une personalisht besoj qe nuk e kish rreh Ramushi, ama sic thote nje fjale, tuta e ruan malin” (sic.), ka shkruar Buzhala, duke shtuar se Gold AG “prapanicën e ka pasur aleatin kryesor gjatë përpilimit te tekstit”.

LEXO PO ASHTU: Godet Gold AG, fyen Jahjagën, Dedën dhe Buzhalën (Video)

“Po me duket qe po e shoh kur njehere e ka perfshi edhe Ramushin, e mandej perpara se me e marre gjumi, ka thene vet me vete pse me shkru une edhe per Ramushin kur mundem per shembull me shkru per Atifeten, pra Presidenten, i bindur qe prej Arber Vllahiut, as Garentina Krajes, e Hikmetit e Kikit asnje qime e kokes nuk do t’i mungoje. Ne variantin fillestar nuk eshte shqetesu shume per qimet e kokes, sa per koken. Dhe pas konsultimeve intensive me prapanicen e tij ka vendos qe te ndjek nje rruge shume me te rrahur dhe shume me ma pak te papritura” (sic.), ka theksuar Buzhala, i cili shton se beson në një shtet sekular, ndërsa për Goldin e ka një porosi: “Mbathja tash edhe ti, edhe gjitha kjo tufa e langojve analfabet”. /LUGINAPRESS/

LEAVE A REPLY