Home Aktuale Bushati viziton Kosovën

Bushati viziton Kosovën

72
0
SHARE

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati nis sot vizitën e zyrtare në Kosovë, e cila vjen me ftesë të homologut të tij kosovar, Enver Hoxhajt.

Në fokus të takimeve të Bushatit me udhëheqësit e Republikës së Kosovës do të jetë thellimi i bashkëpunimit strategjik Kosovë-Shqipëri.

Ditën e sotme, Bushati do të takohet me presidenten Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi, homologun Hoxhaj dhe me kreun e Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Po kështu, ministri i Jashtëm i Shqipërisë do të zhvillojë homazhe në varrin e Ibrahim Rrugovës dhe në memorialin e Jasharëve në Prekaz.

Gjithashtu, ditën e nesërme është parashikuar që Bushati të mbajë një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Kosovës.

LEAVE A REPLY