Home Aktuale Burhan Halili, kryetar i ri i degës së PVD-së në Bujanoc

Burhan Halili, kryetar i ri i degës së PVD-së në Bujanoc

11
0
SHARE

Në mbledhjen e radhës të kryesisë së PVD-së dega në Bujanoc është emëruar kryetari i ri i degës Burhan Halili në vend të kryetarit të deritanishëm Shaip Kamberi.

Vlen të thuhet po ashtu një ndër nënkryetarët e degës është zgjedhur tani pensioner i KKSH-së, Galip Beqiri. Mbrëmë ndryshimet janë lajmëruar në një postim në faqen zyrtare të PVD-së ne facebook. Po ashtu në lajmërimin për ndryshimin e udhëheqësisë në Bujanoc është lajmëruar se PVD do të filloj me përgatitje për proceset politike.

“Dr Burhan Halili, kryetar i ri i Degës së PVD-së në Bujanoc

Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, në zgjedhjet e rregullta brendapartiake, të përfunduara sonte me mbajtjen e Kuvendit të Degës në Bujanoc, zgjodhi Dr Burhan Halilin për kryetar Dege.

Përveç kryetarit të Degës janë zgjedhur edhe katër nënkryetar dhe sekretari i Degës.

Për nënkryetar janë zgjedhur:

Lemane Mustafa – Letovicë
Selami Mustafa – Samolicë
Xhemile Hasani – Bujanoc
Galip Beqiri – Tërnoc

Për sekretar të Degës, kryesia e PVD-së në Bujanoc, ka zgjedhur Ismail Pajazitin.

Me organizimin dhe mbajtjen e Kuvendit, Dega e PVD-së në Bujanoc ka përfunduar procesin e saj të rregullt zgjedhor.

PVD në Bujanoc, qysh nga dita e nesërme do të filloj me përgatitjet e saja për proceset politike që e presin në periudhën vijuese” – shkruhet në postimin në facebook.