Home Aktuale Bujanoc:Të ndjekim shembullin e nxënëses Elvira Alili

Bujanoc:Të ndjekim shembullin e nxënëses Elvira Alili

197
0
SHARE

Elvira Alili nxënëse e shkollës së mesme “Seza Surroi” në Bujanoc, për gjestin e saj human nga drejtori e kësaj shkolle është shpërmblyer me mirënjohje si nxënëse humane, ka shkruar në rrjetin e tij  social në facebook, njëri nga profesorët e kësaj vatre arsimore Muhamed Jashari.

Në profilin e tij  profesori Muhamed Jashari ka shkruar:

Edukimi familjar,human dhe islam i nxënëses ELVIRA ALILI

 Shkolla e mesme ,,Sezai Surroi ,, qendër e arsimit dhe edukimit të shumë gjeneratave ,dje ishte në epiqendër të një ngjarjeje shumë emocionale.

  Me fillimin e orës së gjashtë të ndrrimit të dytë,nxënësja e paraleles II-1, Elvira Alili,kishte gjetur një portofol në toalet me një shumë të konsiderueshme parash valutë(Euro).Ajo nuk stepet nga kjo shumë por pyet shoqet për pronaren e tyre,pasi që nuk e gjen ate, ajo lajmërohet te ndihmës drejtori i cili kontrollon portofolin ne prezence të Elvires dhe një nxënëse tjetër.

  Duke e gjetur një kartelë celualari ,kërkohet numri dhe lajmërohet nxënësja e cila nuk e dinte çka i kishte ndodhur.Pas ardhjes së sajë me një shoqe kuptoi se e kishte humbur portofolin me parat mbetet e shtangur nga emocionet e perjetuara për gjestin e Elvires dhe me lot në sy e përqafoi me shumë dashamirësi për parat e kthyera të cilat ishin ne fakt para familjare për trë siguruar harxhimet vjeshtore.

Për këtë gjest human e në radh të parë fetar-islam, drejtoria e shkollës e ka cilësuar si veprim shumë human dhe nxënëses i ndan një mirënjohje me dëshirë që ky rast të reflektohet edhe te nxënësit e tjerë të shkollës sonë./Lugina Press/