Home Aktuale Bujanoc:Mbahet ekspozita e lopëve, Zenel Halili nga Tërnoci fituesi i ...

Bujanoc:Mbahet ekspozita e lopëve, Zenel Halili nga Tërnoci fituesi i çmimit të përgjithshëm

110
0
SHARE

Lopa e tipit “Shara” me pronar Zenel Halili nga Tërnoci i komunës së Bujanocit është fituese  e kësaj  ekspozite.

Nën organizimin e Stacionit të Veterinarisë së Bujanocit,  në stadiumin e Bujanocit është  zhvilluar ekspozita e kafshëve simentale.

Në  ekspozitë  kanë marrë pjesë 75 blegëtorë, nga Bujanoci, ku me gjedhet e tyre kanë konkurruar në tre nivele: Shtjerra barëse, Loptë të vjetëra të tamzuara, Lopë e pjellës së parë, si dhe në kategoritë e dhive dhe deleve.

Me këtë rast lopa e tipit “Shara” me pronar Zenel Halili nga Tërnoci i komunës së Bujanocit është fituese   e  çmimit të përgjithshëm.

Tre fituesit e konkurencave të tjera janë: Ismet Iseni nga Nesalca, Nexhmedin Idrizi nga Bilaçi, Momçilo Ristiq nga Kërshevica.


Për të gjithë pjesëmarrësit, komuna e Bujanocit ka mbuluar shpenzimet, ku ka ndarë 400 mijë dinarë  për këtë aktivitet bujqësor.