Home Aktuale Bujanoc:Mbahen garat tradicionale në recitim(Video)

Bujanoc:Mbahen garat tradicionale në recitim(Video)

242
0
SHARE

 Në shtëpinë Kulturës në Bujanoc, sot janë mbajtur garat tradicionale  në recitim  për nivelin fillorë dhe ate të mesëm arsimorë me mësim në gjuhën shqipe.

 Këto gara janë organizuar nga  departamenti për veprimtari shoqërore pranë komunës së Bujanocit.

 

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Në gara kanë marrë pjesë  19 nxënës nga shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc , 11 nxënës nga sholla fillore “Muharrem Kadriu” nga Tërnoci, 6 nga shkolla fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, 6 nga “Sami Frashëri” në  Lluçan dhe 3 nga shkolla fillore “Desanka Maksimoviq” nga Bilaci

Komisioni i përbërë nga   Bejzad Avdullahu kryetar i jurisë, Naser Bajrami, Naser Zairi dhe Arjana Ibrahimi Rexhpi, në rendë të parë kanë  radhitur tre nxënësit nga shkolla e mesme duke filluar nga vendi tretë deri tek i pari, tre  nga shkollat fillore cikli i lartë dhe një nga shkolla fillore cikli i ulët, ndërkohë    ka zgjedhur  dhe nxënësit që do të marrin  pjesë në garat  rajonale në Preshevë.

 

Garat e tilla tashmë janë bërë tradicionale /Lugina Press/