Të rinjët nga organizata “Iniciativa Qytetare” në Bujanoc, gjatë ditës së sotme kanë organizuar aksion për grumbullimin e mjeteve materiale për të pësuarit nga vërshimet katastrofike në Serbi.
Gjatë ditës së sotme disa të rinjë shiptar, serb e romë aktivistë të organizatës “Iniciativa Qytetare” në Bujanoc janë solidarizuar me të pësuarit nga vërshimet katastrofike në Serbi, duke marrë aksion për grumbullimin e mjeteve materiale.
Raif Qerimi njëri nga aktivistët e kësaj organizate i tha Lugina Press se edhe “Iniciativa Qytetare” po solidarizohet me të pësuarit në Serbi. Sot kemi dalur në Bujanoc të bëjmë grumbullimin e mjeteve që edhe ne ti ndihmojmë atyre të cilët kanë pësuar nga vërshimet katastrofike në Serbi .
Aksioni do të vazhdoj edhe ditëve në vijim ndarkaq në Bujanoc aksione të tilla janë marre edhe nga shoqata e insititucione të tjera për ti dalur në ndihmë atye pësuan nga vërshimet katastrofike në Serbi, si institucionet arsimore, pushteti lokal, BIPBM, Kryqi i Kuq etj./Lugina Press/