Home Aktuale Bujanoci – qytet universitar

Bujanoci – qytet universitar

84
0
SHARE

Me ndërtimin e fakultetit ekonomik, Bujanoci do të bëhet qytet universitar, dhe do të sigurohen kushtet bashkëkohore për mësim në gjuhën serbe dhe shqipe si dhe zhvillim ekonomik dhe stabilitet politik, thuhet në Beograd.

Marrëveshjen për ndërtimin e objektit, që do të financohet nga Unioni Evropian dhe Trupi Koordinues, e ka nënshkruar kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe dekani i fakutetit ekonomik në Suboticë Nenad Vunjak.

Në nënshkrimin e marrëveshjes kanë marrë pjesë edhe shefi i delegacionit BE në Serbi Michael Devenport, shefi i misionit të OSBE-së Piter Buckhard, ministri i arsimit në qeverinë teknike Tomislav Jovanoviq, kryetari i trupit Koordinus Zoran Stankoviq dhe përfaqësuesi i zyrës së UN për projekte Grem Tindal.

Davenport ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes është “ndoshta edhe hapi më i rëndësishëm për ndërtimin e institucionit të vërtetë për shkollimin e lartë në Bujanoc:.

“Ndërtimi i fakultetit do të mundësoj të rinjëve nga Bujanoci dhe tërë rajonit – shqiptarëve, romëve, serbëve dhe të gjithë të tjerëve të kenë të drejtë në arsim dhe zhvillojnë potencialin e tyre – mund të planifikojnë të ardhmen në vendin e tyre në vend se të planifikojnë largimin” ka thënë Davenport.

Arifi dhe Vunjak kanë shprehë kënaqësinë e tyre me rastin e nënshkrimit, për realizimin e të cilit është dhënë shumë mund të të gjithë relevantëve që janë angazhuar në realizimin e këtij projekti.

Arifi ka thënë se “që nga sot Bujanocin mund ta quajmë edhe qytet universitar” duke thënë se ky fakultet mund të sjell edhe “zhvillim ekonomik dhe stabilitet politik”.

“Ku hapen shkolla dhe fakultete, mbyllen burgje” ka thënë Arifi. /presheva.com/Luginapress