Home Aktuale Bujanoci pjesëmarrës i Forumit të biznesit dhe investimeve në Tiranë

Bujanoci pjesëmarrës i Forumit të biznesit dhe investimeve në Tiranë

90
0
SHARE

Komuna e Bujanocit do të jetë pjesëmarrëse e edicionit të dytë të Forumit të Biznesit dhe Investimeve Shqipëri-Kosovë-Maqedoni  i cili zhvillohet nesër në Tiranë.

Në këtë Forum Bujanocin do ta prezantoj kryetari i komunës, Nagip Arifi dhe kordinatori i Zyres për Zhvillim Ekonomik Lokal, Nexhat Behluli.

Forumi i Biznesit dhe Investimeve organizohet me rastin e vizitës në Shqipëri të Z. Visar Fida, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Investimet e Huaja dhe Promovimin e Eksportit të Republikës së Maqedonisë dhe Z. Menderes Kuçi, Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Delegacionet e  biznesit të nivelit të lartë pjesëmarrës në këtë forum, do të fokusohen në investimet e huaja direkte dhe agro biznes.

Gjatë prezantimeve në Forum, Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal e komunës së Bujanocit  do të ofrojë një pasqyrim më të ri të situatës ekonomike në këtë komunë dhe në përgjithësi në Luginë  si dhe do të prezantojë mundësitë e biznesit në këtë rajon.

Ndër të tjera, pjesëmarrësit  në këtë forum biznesi dhe investimi  do të kenë  mundësinë të njihen  dhe të diskutojnë  mbi investimet dhe mundësitë e bashkëpunimit në biznes mes  relacioneve Tiranë-Prishtinë-Shkup-Bujanoc.

Pas prezantimeve do të organizohet një Mini Panair – Degustim i Verërave dhe  Ushqimeve, “ B2B “ dhe Seanca -Rrjeti ndërmjet pjesëmarrësve nga Maqedonia dhe Shqipëria.

Që pas nënshkrimit të Marrëveshjeve për bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Odën Ekonomike të Kosovës dhe Odën Ekonomike të Maqedonsisë-Veriperëndimore, komuna e Bujanocit është pjesë e pandarë e Forumeve dhe Panireve të këtilla.

Zyra Lokale për Zhvillim Ekonomik ka në plan që një Forum me përmasa të mëdha të biznesit dhe investimeve potenciale, në një të ardhme të afërt,  ta organizoj edhe në Bujanoc.Njofton  Zyra Lokale për Zhvillim Ekonomik e komunës së Bujanocit