Home Aktuale Bujanoci drejt zhvillimit ekonomik

Bujanoci drejt zhvillimit ekonomik

189
0
SHARE

Gjatë ditës së sotme në sallën e kuvendit komunal të Bujanocit, Ministri i ekonmisë Zhelko Sertiq, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, ai i Trupit koordinues Zoran Stankoviq dhe përfaqësues tjerë qeveritarë të Serbisë, kanë zhvilluar një takim pune me përfaqësuesit e bizneseve private të Luginës së Preshevës.

DSCN8425

Në këtë takim, pjesëmarës ishin edhe përfaqësuesit e zyrave për zhvillim ekonomik lokal të Preshevës, Bujancit dhe të Medvegjës.
Në takimin e sotëm përfaqësuesit e bizneseve private janë njoftuar nga ministri Sertiq për mundësitë të cilat i kanë ata për zgjerimin e kapaciteteve të tyre dhe kushtet që u ofronë qeveria e Serbisë.

DSCN8445

Pas takimit në një konfeencë për medie, Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi theksoi se komuna e Bujanocit është duke ecur në hapa të sigurta sa i përket zhvillimit ekonomik, sipas tij takime rreth zhvillimit ekonomik do të kenë edhe me investitorë të rinjë.

ng
Arifi beson se do të kenë rezultate nga ky takim nagse siç tha ai pushteti lokal ia ka prezentuar tërë potencialin Ministrit Sertiq.
Ndërmarrësit tanë u njoftuan nga vet ministri për mundësitë të cilat i kanë ata në zgjerimin e aktivitetit të tyre, në këtë drjetim edhe ne si administratë lokale pa kurfar rezerve do ti japim përkrahjen tonë”, ka thënë kryetari i Buajnocit Nagip Arifi .
Ministri i ekonmisë Zhelko Sertiq tha se shteti do të vazhdojë edhe më tej ti ndimoj komuanve të pazhvilluara përmes programeve të ndryshme.
Sertiq tha se është kënaqësi të jem sot këtu, dhe do të mundohemi që të i zgjidhim problemet dhe të mundohemi të i rrisim kapacitet e këtyre kompanive.
Kryetari i Trupit koordinues Zoran Stankoviq, ka thënë se kjo nuk do të jetë vizita e fundit e Ministrit Sertiq, në komunën e Bujanocit nagse Qeveria e Sërbisë është e interesuar që ta zhvillojë ekonominë në këtë këtë rajon./Lugina Press/