Home Aktuale Bujanoc: Zv.ministri Hoti shpalosë projektin Nacional që ka të bëjë...

Bujanoc: Zv.ministri Hoti shpalosë projektin Nacional që ka të bëjë me garimin në dije, kulturë dhe sport

226
0
SHARE

      Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport i Kosovës  Rexhep Hoti,  dhe drejtori i Departamentit të Rinisë në kuadër të kësaj Ministrie  Xhevat Bajram gjatë ditës së sotme kanë  qëndruar në Bujanoc ku kanë  zhvilluar takime me krerët institucional të këtushëm.

Hoti, fillimisht u prit në takim nga kryetari i komunës së  Bujanocit, Shaip Kamberi, me të cilin  bisedoi    për  bashkëpunimin  konkret në sferën e kulturës, përkrahjes së projekteve që kanë të bëjnë me rini dhe mundësia e fillimit të bashkëpunimit në përgaditjen profesionale e kuadrove të reja.

Me këtë rast Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport i Kosovës  Rexhep Hotinë Bujanoc për herë të parë, shpalosi projektin Nacional që së shpejti do të filloj të implementohet e që ka të bëjë me garimin në dije, kulturë dhe sport.

Pas takimit në një prononcim për medie , kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, theksoi se me zëvendësministrin Hoti, kemi  biseduar për rrjedhat politike dhe kulturore në Bujanoc, për mundësinë që edhe Komuna e Bujanocit, të kyçet në një projekt të veçantë ndërnacional, të cilin e ka nisur Ministria e Kulturës të Republikës së Kosovës, dhe së Bujanoci, është vendi i parë ku po promovohet ky projekt.

“Komuna e Bujanocit, është e gatshme të përkrahë çfardo iniciative dhe të nis iniciativa të veta për bashkëpunim me institucionet e Republikës së Kosovës në frymën e bashkëpunimit kulturor, e që janë në interes të qytetarëve tanë” ka  deklaruar  Kamberi.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport i Kosovës  Rexhep Hoti   , theksoi se, ka ardhur në Bujanoc, për të shpalosur një projekt të garave në kulturë, sport e arsim. Bëhet fjalë për një projekt   që përfshin brezin parashkollor, deri te studentët para mbarimit të studimeve. Është projekt që përfshin fushat sporti, dituria dhe kreativiteti kulturor.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport i Kosovës  Rexhep Hoti   po ashtu zhvilloi   takimin dhe  me kryetarin e KKSH-së, Shukri Ymeri.

Ymeri me këtë rast tha se ky takim cilësohet takim i shpresës, miqësor e  vëllezëror.Ymeri tha se zëvendësministri Hoti kishte ardhur me një projekt nacional që në të përfshihet edhe lugina. Për ne është  i mërseardhur  dhe ne si  Këshill Kombëtar do ta mbështesim  që nxënësit e shkollave tona ta shohin veten si qëndrojnë me shokët e tyre në Kosovë.

E Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport i Kosovës  Rexhep Hoti tha se ky është një projekt për njerëzit e vegjël që duhet të rriten duke mësuar dhe duke bërë  gara mes tyre. Hoti tha se e vecanta e këtij projekti është se nuk është vetën një nacional. Ne këtë ofertë zyrtarisht do të ia afrojmë edhe Beogradit.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport i Kosovës  Rexhep Hoti gjatë ditës së sotme u takua dhe me drejtorin e shtëpisë  së kulturës./Lugina Press/

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=WbAwZOUs_DI   ” width=”560″ height=”315″]