Home Aktuale Bujanoc: Zhvillohet akcion humanitarë-mjekësorë(Video)

Bujanoc: Zhvillohet akcion humanitarë-mjekësorë(Video)

306
0
SHARE

Nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi”, në Bujanoc, drejtimi i mjekësisë kanë zhvilluar sot një akcion humanitarë, mjekësorë në qendër të qytetit.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Gjatë ditës së sotme ata kanë matur tensionin e gjakut, të interesuarëve dhe kanë shpërndarë broshura me këshilla mjekësore këshilla këto të cilat ndikojnë në ruajtjen e shëndetit. Ky aktivitet është bërë për nderë të ditës së infermierisë që është shënuar gjatë muajit maj.

Sabrie Gashi njëra nga nxënëset pjesëmarrëse të tij aksioni tha se qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë që të ngritet vetëdija tek popullata, për ruajtjen e shëndetit e sidomos mbajtjes nën kontrollë të tenionit të gjakut. Ajo tha se kanë patur përkrahje nga profesorat e tyre, sidomos nga profesoresha e tyre Gentiana Mehmeti e cila ka dhënë dhe idenë e këtij projeti dhe nga kujdestareja Fatlume Lufiu.

 Nga ana tjetër Gentiana Mehmeti, njëra prej profesoreshave e cila iu kishte kishte bashkangjitur nxënësve në këtë akcion humanitar, njëherit dhe ideatore e këtij projekti u shpreh e kënaqur me interesimin e qytetarëve të cilët po shërbehen falas nga nxënësit.

Ajo me këtë rast thekspi se unë shoh një interesim dhe një entuziazëm tek nxënësit të cilët po ofrojnë kujdesin shëndetësorë në këtë aktivitet humanitarë-shëndetësorë.

 

 

Në broshurat të cilat iu shpërndanë popullatës me këshilla mjekësore janë prezentuar mënyrat se si duhen të ushqehen, çfarë pije mundë të konsumojnë, por që një rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriu lujanë sporti dhe humori.

Në broshur po ashtu është këshilluar që duhet të largohemi nga ushqimet e shpejta, të pihet uji në mëngjes, të mos teprohet pija e kafes etj./Lugina Press/