Home Aktuale Bujanoc: Vazhdojnë korrje-shirjet, këtë vit më pak rendimente (Video)

Bujanoc: Vazhdojnë korrje-shirjet, këtë vit më pak rendimente (Video)

189
0
SHARE

Në rajonin e luginës së Prshevës po vazhdojnë korrje-shirjet pa asnjë pengesë përshakk të motit të mirë me diell.

Ndërkaq bujqit thonë se këtë vit rendimentet e grurit  janë dukshëm më të ulta se vitin e kaluar.

Specialistët e bujqsëisë thonë se kjo ka ardhur   si pasojë e kushteve klimatike gjatë stinës së vjeshtës dhe sidomos acari i madh në dimër që  kanë ndikuar dukshëm që këtë vit të ketë më pak bereqet.

Në territorin e komunës së Bujanocit  ka afro 3.5 hektarë të mbjellura  më grurë.

Rendimentet e grurit të bukës në rrethinë tonë sillen nga 3000-5000 kilogram për hektarë varësisht nga koha e mbjelljes dhe masat e ushqimit

Mdërkaq  çmimet e autokombajnerëve sillen rreth 110 deri në 130 euro për hektarë.

Korrjet shirjet në vendin tonë pritet të përfundojnë më 20 korrik ndërsa në vendet kodrinore malore më 30 korrik./Lugina Press/

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=3iYlp0Req0A ” width=”560″ height=”315″]

 

Rubrika “ BUJKU “ mbështetet nga Komuna e Bujanocit .