Home Aktuale Bujanoc: Sulmohet Dr.Mejdi Zeqiri në vendin e punës (DOKUMENT)

Bujanoc: Sulmohet Dr.Mejdi Zeqiri në vendin e punës (DOKUMENT)

971
0
SHARE

Mbrëmë rreth orës 22:00h, një grup prej tre vetave  kanë sulmuar Dr.Mejdi Zeqirin, mjekun kujdestar   në vendin e tij të punës në emergjencë në Bujanoc.

Dr.Zeqiri ka sqaruar se tre nga pesë romët që kishin sjellur një pacient për kontroll janë futur në ordinancën e kontrolleve.
“Personat në fjalë ishin në gjendje të dehur dhe njëri prej tyre ishte komatoz dhe me dhimbje në veshkë. Unë përgatita terapinë, kur njëri prej tyre u hodh brenda, nuk më lejoi të kyçja infuzionin dhe duke më sharë dhe fyer më kërkoi të i shkruaj një udhëzim për spitalin e Vranjës, të cilën edhe u’a bëra”, deklaroi Dr.Mejdi Zeqiri.

Në momentin kur Zeqiri i ka  kumtuar se nuk kemi automjet të lirë për transportimin e pacientit që shoqëronin për në spitalin e Vranjës, njëri nga këta persona ka tentuar që t’a sulmojë Dr.Zeqirin.
Ai më grisi udhëzimin dhe m’a hodhi në fytyrë, goditi me grusht tavolinën, duke më fyer dhe filloi të më godiste dhe mua ka thënë Zeqiri.
Problemi për një moment u parandalua nga involvimi i teknikut Sasha Arsiqdhe vozutësit të cilën i ndaluan personat në fjalë, thotë Dr.Mejdi Zeqiri.
Ai shtoi se të tre personat e dhunshëm kanë thyer dyertë dhe dritaret në dhomën e urgjencës dhe se shumë pacientë që prisnin të kontrolloheshin kishin ikur nga frika.
Rasti është paraqitur edhe në polici, ku Dr.Mejdi Zeqiri është intervistuar nga pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brenshme.
Dr.Mejdi Zeqiri, është një mjek i mirënjohur në Bujanoc. Ai është specialist i dhe magjistër i reumatologjisë, ndërsa punin në emergjencë. Aktualisht, ai është edhe zëvendëdrejtor i Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.