Home Aktuale Bujanoc: Shfaqet premiera “Vitaminat”nga teatri i kukullave “ Xixëllonjat e Lezhës”(video)

Bujanoc: Shfaqet premiera “Vitaminat”nga teatri i kukullave “ Xixëllonjat e Lezhës”(video)

142
0
SHARE

 Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc sonte më  20 Nëntor me fillim nga ora 19:00 është shfaqur  premiera për fëmijë “Vitaminat” nga teatri i kukullave “ Xixëllonjat e Lezhës”.

 Nënësit e shkollave fillore të komunës së Bujanocit kanë mbushur përplot sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc për të përcjellur shfaqen “Vitaminat” nga teatri i kukullave “ Xixëllonjat e Lezhës.

Tetri i kullave “ Xixëllonjat e Lezhës” me këtë rast kanë kënaqur fëmijët e rajonit tonë me shafen e tyre përmes së cilës u dha një mesazh për kujdesin që duhet të kenë fëmijtë në ushqim dhe dashurinë që duhet të kenë ndaj pemëve.

 Drejtori i Qendrës Kulturore për fëmijë “Gergj Lacaj”  nga Bashkia e Lezhës Marçin Lacaj tha se ishte një kënaqësi  vërtetë, unë në Kosovë kamë mësuar shumë fjalë të bukura,  një nga to kamë mësuar fjalën fantazi, vërtetë ishte fantazi.

Drejtori i shtëpisë së kulturës në Bujanoc Jetmir Ismaili me këtë rast falënderoi prindërit që kanë sjellur fëmijët për të përcjellur shfaqen  nga teatri i kukullave “ Xixëllonjat e Lezhës”.

 Me teatrin e kukullave  “ Xixëllonjat e Lezhës” ka filluar jaava e nëntorit në Bujanoc ndërsa aktivitete të tjera janë paraparë për nderë të festës së nëntorit edhe ditëve në vijim.

Java e Nëntorit ështëorganizuar nga shtëpia e kulturës “Vuk Karagjiq” në Bujanoc në bashkëpunim me pushtetin lokal  dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar./Lugina Press/

 

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=OkCEoRRsN5o&t=28s ” width=”560″ height=”315″]

[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=er2WOVOBAyw&t=97s  ” width=”560″ height=”315″]